Rama ‘fushatë’ për Erdoganin/ Berisha: Shkelje flagrante, e palejueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha komunikim për mediat ka thënë se mesazhi i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet në Turqi, është një ndërhyrje skandaloze.

“Jam sot për të denoncuar ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë me një mesazh të gjatë që synon t’i adresohet komunitetit të gjerë shqiptar, në republikën e Turqisë.

Edi Rama, një armik i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turk të votojnë më 14 maj për presidentin aktual, në largim të Republikës së Turqisë.

Duke dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj, u rikujtoj komunitetit se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votoni është një armik i vërtetë i lirie të qytetarëve shqiptar.

Edi Rama dhe administrata e tij kanë vjedhur dhe përvetësuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, jo qindra, por miliarda euro. Kanë vjedhur pasuritë publike.”, tha Berisha, duke shtuar: ” Ju bëj thirrje të flakni me neveri mesazhin e Edi Ramës që iu drejtohet ju se për këtë duhet të votoni.

Në emër të PD, në respekt të ligjeve, thirrja ime për çdo qytetar turk me origjinë shqiptare është të votojë për një Turqi të ëndrrës së tij dhe të mos ndikohet nga asnjë thirrje e një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij”.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV