Zgjedhjet/ Ambasadori britanik mesazh Berishës: Të korruptuarit nuk kanë vend në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith teksa po fliste për zgjedhjet e 14 majit, theksoi ditën e djeshme se në një fushatë elektorale është me rëndësi që mes kandidatëve të partive të ketë debat, pasi kjo vlen shumë dhe u tregon qytetarëve më tepër për programin e tyre.

Ndërsa ishte i ftuar në një studio televizive, diplomati King-Smith ripërsëriti se politikanët që janë përfshirë në korrupsion duhet të mbajnë përgjegjësi, një mesazh ky i qartë për Sali Berishën. “Ata që lidhen me korrupsion dhe kriminalitet të luajnë më pak rol ose aspak rol në politikë”, deklaroi ai.

Alastair King-Smith theksoi domosdoshmërinë që qytetarët të mos kenë presion dhe të votojnë të lirë. “Mendoj se këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe sepse kemi kohë që nuk po testojmë zgjedhjet vendore.

Do të ketë edhe zgjedhje kombëtare pas dy vitesh, dhe shohim që këto zgjedhje janë të rëndësishme në kuadër të procesit demokratik.

Shohim përparim sa i përket cilësisë së zgjedhjeve, si sillen partitë politike. Por duhet të ketë më tepër fokus që njerëzit të ndjejnë se mund të votojnë të lirë.

Besoj se në çdo vend demokratik, është me rëndësi përqendrimi tek politika dhe se çfarë do t’i japë politika njerëzve. Duhet të kemi kandidatë të pastër, të pa korruptuar dhe pa kriminalitet.

Kemi parë progres, por duhet të bëhet më shumë në mënyrë që fushata të jenë të hapura dhe të pasqyrojnë interesat.

Në MB, ku ka më tepër vëmendjen dhe përvojë në zgjedhje, ne mbajmë debate mes kandidatëve, dhe besoj se është i shëndetshëm dhe kur është e mundur të bëhet ballë përballë kjo mund të sjellë vlerë. Këtu kanë zgjedhur të mos e bëjnë, por në demokraci është me rëndësi që qytetarët t’i kërkojnë llogari.

Lexo edhe :  Berisha sot paraqitet në SPAK, demokratët mblidhen në protestë

Besoj se pozicioni jonë për përcaktimet është i qartë”, nënvizoi ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV