Berisha thirrje qytetarëve/ Dilni masivisht në votime të dielën, votoni për ndryshimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin në votime më 14 maj dhe të votojnë ndryshimin.

Dy ditë para heshtjes zgjedhore, Berisha tha se premtimi i Ramës për rritjen e rrogave u provua që është gënjeshtër.

Ai theksoi se vota për Edi Ramën është votë për konsolidimin e narkoshtetit dhe pushtetit absolut të një njeriu të papërgjegjshëm.

MESAZHI I BERISHËS
“Populli shqiptar thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, kështu provohet dhe premtimi i Edi Ramës për rritjen e rrogave. Këtë e ka kuptuar çdo shqiptar. Jam këtu sot për një mesazh me të cilin dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë. Të marrin pjesë ditën e diel në votime. U drejtohem me këtë rast në radhë të parë të rinjve të vendit. Të gjitha të rejave dhe të rinjve të cilët janë sot në Shqipëri.

I ftoj të votojnë më 14 maj ndryshimin, të votojnë të ardhmen, të votojnë për veten e tyre, për bashkëmoshatarët që kanë braktisur Shqipërinë. U bëj thirrje nënave, motrave, grave e vajzave të marrin pjesë në këto zgjedhje. Të bëjnë gjithçka që këto dy ditë që na ndajnë të jenë ditë përkushtimi për të bindur të gjithë qytetarët të votojnë. Vota për ndryshimin është votë që çel dyert për një gjendje më të mirë ekonomike, për një konsolidim të familjes shqiptare, për rroga më të larta, për shkollim më të mirë të fëmijëve. Iu bëj thirrje të gjithë burrave të marrin pjesë në këto votime dhe të votojnë ndryshimin sepse alternativa tjetër është humbja e vendeve të punës dhe largimi nga Shqipëria. biznesmenëve gjithashtu iu bëj thirrje të votojnë ndryshimin, që të çelin rrugën, dyert për një politikë të re fiskale, për një perspektivë reale për ndryshimin e këtij pushteti. Iu bëj thirrje fermerëve të votojnë ndryshimin, si kushti më themelor për të pasur sukses në fermat e tyre.

Lexo edhe :  "Jemi vendi me taksat më të ulëta në rajon", Rama: Biznesi i vogël, deri në 2029...

Iu bëj thirrje punonjësve të administratës, pjesëtarëve të FA-ve të marrin pjesë në votime, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë, për këtë përqendrim të të gjitha pushteteve në duart e tij. I garantoj se secili prej tyre që ka zbatuar ligjet do të jetë i respektuar, por vota për Edi Ramën është votë për konsolidimin e narkoshtetit dhe pushtetit absolut të një njeriu të papërgjegjshëm. Thirrja ime, merrni pjesë në votime, mos dëgjoni njeriun që ka frikë dhe tmerr nga vota tuaj dhe ju bën thirrje të mos dilni në votime. Vetë kjo thirrje duhet të zgjojë te ju përgjegjësinë e madhe që keni ndaj familjes dhe vendit dhe duhet ta ushtroni atë përgjegjësi me votën tuaj të lirë”.

 

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV