Dita Botërore e Infermierëve/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Rritje page me 150 dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Botërore të Infermierëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Presidenten e Urdhrit të Infermierëve Blerina Duka dhe Kryetaren e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, kanë marrë pjesë në një ceremoni, ku kanë shpërndarë çertifikatat e mirënjohjes dhe kanë vlerësuar figurën e infermierëve për kontributin e tyre në sistemin shëndetësor publik.

Duke folur për fuqizimin e rolit të infermierit, Ministrja Manastirliu foli për rritjen historike të pagave për infermierët.

“Ne fuqizojmë figurën e profesionistit duke rritur pagat. Jemi krenarë që hartuam një plan, i cili projektoi rritjet e madhe për infermierët tanë, e cila do të realizohet në 2024, ku për të gjithë teknikët e shkencave mjekësore do të ketë një rritje page 150 dollarë dhe kjo rritje page do të bëhet realitet brenda prillit 2024. Gjithashtu për mjekët e përgjithshëm do ketë një rritje me 200 dollarë në muaj brenda prillit të vitit të ardhshëm”,- tha Manastirliu

Ministrja Manastirliu tha se nga viti 2018 janë punësuar me meritokraci dhe transparencë mbi 5 mijë infermierë nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”.

“Mundësuam që  nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” të kemi një punësim meritokratik, transparent, të drejtë për gjithë teknikët e Shkencave Mjekësore dhe prej fillimit të portalit dhe deri më sot ne kemi punësuar 5 mijë teknikë të Shkencave Mjekësore të cilët sot janë në sistemin publik. Duke përzgjedhur më të mirët kemi më shumë cilësi në shërbimin e ofruar. Aktualisht kemi një listë të pritjes së profesionistëve më shumë se 1900 infermierë, logopedistë, fizioterapeftë, apo teknik të shkencave të tjera mjekësore, të cilët janë pjesë e listës së pritjes së portalit. Vetëm nga janari deri tani që po flasim ne kemi punësuar mbi 550 profesionistë të shkencave teknike mjekësore”,- bëri me dije Manastirliu.

Lexo edhe :  Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

Në Ditën Botërore të Infermierëve u vlerësuan me çertifikata mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre: Ekipi i Sallës së Operacionit të Obstetrikës në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Ekipi i Shërbimit të Pneumoftiziatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Infermiere e vitit u vlerësua Dalina Gorjani nga Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT dhe mamí e vitit, Rudi Manosopi nga Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV