Zgjedhjet në Turqi/ Tre persona ndërrojnë jetë në qendrat e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona vdiqën në provinca të ndryshme të Turqisë në qendrat e votimit, sipas mediave të vendit.

Në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Şeref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit.

Qytetarët ishin të parët që u përpoqën ta ndihmonin para mbërritjes së mjekëve, por ai nuk arriti të mbijetonte. Në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.

Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak. Sigurisht, shumica e votuesve janë të rinj, bazuar në të dhënat demografike në shtetin fqinj. Vlerësohet se rreth 5 milionë votues votojnë të dielën për herë të pare.

Zgjedhjet në të gjithë vendin po zhvillohen pa incidente të mëdha, por ka disa probleme. Në juglindje, në provincën e Sanliurfa, shpërtheu një përleshje masive midis anëtarëve të dy klaneve lokale.

Arsyeja ishin pikëpamjet e ndryshme politike. Sherri verbal ka përshkallëzuar shpejt në një përplasje fizike me votuesit duke përdorur gurë dhe shkopinj. Nuk ka të lënduar të rëndë, por vetëm dëmtime të automjeteve.

Në  një nga qendrat e votimit, ka shpërthyer një sherr mes dy mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm për president. Në provincën veriperëndimore të Kocaelit, në hyrje të një qendre votimi ndodhi një sherr pas një përplasje mes njerëzve që po prisnin në radhë për të votuar.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV