Zgjedhjet në Turqi/ Mund të ketë një raund të dytë votimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat ndërkombëtare e konsiderojnë më të sigurt se kurrë mundësinë e zgjedhjeve të dyta më 28 maj. Pas vlerësimeve të analistëve, rrjetet kryesore si Reuters dhe Guardian theksojnë se me përfundimin e numërimit konfirmohet se Tajip Erdogan ka rënë nën 50%, gjë që do t’i kishte dhënë atij fitoren që në raundin e parë.

Hendeku midis Erdogan dhe Kilicdaroglu vazhdon të ngushtohet ndërsa numërimi i votave rritet në qytetet e mëdha, të cilat duket se po nxisin kandidatin e opozitës. Megjithatë, agjencitë turke të lajmeve vazhdojnë të raportojnë shifra të ndryshme.

Gara zgjedhore në Turqi është kthyer në një thriller, ku dy gladiatorët janë përballur për numërimin e votave.

Erdogan tha se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi po vazhdon do të nënkuptonte vjedhje të vullnetit të popullit, ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore që të regjistrojnë të gjitha rezultatet në mbarë vendin.

“Ndërsa zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon, përpjekja për të shpallur rezultatet me nxitim do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”, shkroi Erdogan në Twitter në mesazhin e tij të parë pas mbylljes së votimit.

Kilicdaroglu tha në postimin e tij në Twitter, “nuk do të flemë sonte”, duke paralajmëruar se të gjitha fletëvotimet duhet të numërohen.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV