Pali Kolefski merr mandatin e dytë si kryetar bashkie në Pustec.
Kandidati i Partisë Socialiste Pali Kolefski ka fituar me 1374 vota në total, ndërsa kandidati Pandi Jani nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 731.
Diferenca mes dy kandidatëve është 634 vota.
Pusteci është bashkia e katërt që i kalon Partisë Socialiste pas Kamzës, Elbasanit dhe Vorës.