Zyrtare/ Barcelona shpallet kampione e La Ligas për të 27 herë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona rikthehet në majën më të lartë të futbollit spanjoll, duke u shpallur kampione për të 27-tën herë në histori. Në “RCDE Stadium”, në derbin ndaj Espanyol, të besuarit e Xavi-t ishin të pamëshirshëm duke arritur një fitore të thellë 2-4, e duke zhytur akoma dhe më tepër në fundin e tabelës rivalët e qytetit.

Në një sezon të dominuar, katalanasit ia dolën të siguronin matematikisht titullin kur duhen dhe katër javë nga fundi i kampionatit.

Skuadra “Blaugrana” koleksionoi gjatë këtij sezoni 27 fitore, duke pësuar vetëm 11 gola. Mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Barçës, që ka mbrojtjen më të fortë, teksa ka pësuar vetëm në 9 nga 34 ndeshjet që ka luajtur gjatë këtij edicioni.

Një sukses i jashtëzakonshëm, për të nisur një kapitull të ri, pas një periudhe ku Barcelona e kishte humbur shkëlqimin e saj.

Mbyllja më e mirë e mundshme edhe për kapitenin Sergio Busquets, i cili në fundin e këtij sezoni do të ndajë rrugët me skuadrën ku u rrit dhe fitoi gjithçka. Një lamtumirë e ëmbël, duke ngritur lart titullin kampion, për t’i hapur udhë një epoke të re.

Një titull dhe për Lewandowskin, i cili me dy golat e shënuar ndaj Espanyolit shkon në kuotën e 21 golave, duke qenë pretendenti kryesor për të fituar Këpucën e Artë në Spanjë.

Meritë të padiskutueshme dhe për trajnerin Xavi, i cili rikthen në shtëpinë e tij jo vetëm një titull kampion, por dhe shpresën se Barcelona mund të kthehet përsëri në majat më të larta të futbollit spanjoll.

Dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico, në këtë edicion mbetën shumë pas katalanasve, duke u hapur udhë drejt një titulli të merituar, me një skuadër që nuk e vuri për asnjë çast në diskutim arritjen e trofeut më të rëndësishëm futbollistik në Spanjë.

Të fundit

Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë

Nga sipërmarrësit e mëparshëm të prodhimit, call center dhe shitjeve në supermarkete që u tërhoqën nga biznesi për t’u...

Të mirat dhe të këqijat që sjellë ndryshimi i orës!

Sot pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do të shënojnë...

“Dua të afrohemi”/ Si iu përgjigj Egli kërkesës së Gjestit?

Në një bisedë të sinqertë mes tyre, Gjesti dhe Egli tentuan të zgjidhin tensionet që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre deri më tani. Pas...

Edi Rama dhe shija e shtetit të ri

Nga Baton Haxhiu E pashë dhe e dëgjova nga fillimi në fund programin “Shqipëria 2030” dhe, për herë të parë pas një kohe të gjatë,...

A mund të ndryshojë muzika shijen e ushqimit? Ja çfarë thotë shkenca

Muzika nuk është vetëm argëtim, por ndikon edhe në mënyrën se si ushqehemi! E keni vënë re ndonjëherë se si një vakt në një restorant...

Lajme të tjera

Web TV