Beleri fitoi Himarën/ Reagon Vangjel Dule: Nuk është fitore, është një triumf

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fredi Beleri i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar mandatin për të drejtuar Himarën për 4 vitet e ardhshme.

Pas rezultatit, Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka thënë se kjo nuk është një fitore, por një triumf dhe se Beleri shumë shpejt do të jetë në krye të Bashkisë Himarë pasi të lirohet.

Vangjel Dule: Nuk është fitore, është një triumf. E dinim dhe e prisnim. Për një moment u duk para një furtune të paprecedentë.

Populli i Himarës foli, triumf për Belerin. Një faqe e re po hapet për Himarën. Beleri do të jetë shumë shpejt në krye të detyrave të veta.

Populli e liroi, me lirimin nga Gjykata do të jetë në krye të bashkisë. E mori vesh lajmin.

Ndërkohë në një tjetër deklaratë për mediat jashtë ambienteve të KZAZ, Vangjel Dule tha se me fitoren e Fredi Belerit është hapur një faqe e re për Himarën.

“U gjendëm në një situatë të paimagjinueshme ndonjëherë. Asnjëherë me rastin ekstrem rë arrestimit pa arsye dhe pa fakte dhe prova të kandidatit në zgjedhje.

Por është ajo që thotë se kur flet populli nuk mund ta pengojë askush, është një fitore shumë e madhe për ne, është triumf për z.Beleri, është faqe e re për Himarën. Bashkia e Himarës do të jetë një model i ri dhe ju garantoj se sot këtu në Himarë u thye autokracia e Himarës”.

Sipas Dules, Beleri ka fituar me diferencë të ngushtë votash ndaj Jorgo Goros.

“Nuk e di numrin e saktë, duhet të jetë diçka rreth 30 vota”.

Edhe pse në paraburgim, Vangjel Dule thotë se Fredi Beleri do të lirohet nga gjykata pasi ndaj tij nuk ka asnjë provë.

Lexo edhe :  Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

“Nuk duhet të bëjmë hipoteza, por mos kini asnjë mendim se nuk do të jetë në krye të punëve. Është mendimi i avokatit të tij, juristëve të cilët pasi kanë parë dosjen janë mëse të sigurt se nuk ka asnjë fakt asnjë provë.

Ishte një sajesë nga vetë Kryeministri e cila do të rrëzohet, por shumë shpejt e vërteta do vihet në vend”.

Të fundit

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

Lajme të tjera

Web TV