Kapiteni i Borusia Dortmund, Marko Reus ka celebruar ditën e dielë dashurinë me Scarlet Gartman, në një ceremoni jo shumë ta madhe.
Ajo që ka rënë në sy në dasmën e lojtarit të Dortmund është se në këtë festë nuk ishte i ftuar asnjë nga shokët e tij të skuadrës.
Gjermani dhe e dashura e tij 26-vjeçare celebruan dashurinë në një dasmë tradicionale ku kishte të ftuar edhe personazhe të njohur.
Megjithatë duket se kapiteni i skuadrës verdhezi nuk ka dëshiruar që në këtë ditë të veçantë të tij të jenë edhe personat me të cilët punon e kalon një pjesë të madhe të kohës.
Shkaqet që bënë Reus të merrte një vendim të tillë nuk dihen ende, por ky veprim në njëfarë mënyrë shtyn të kuptohet se ai nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë nga shokët e skuadrës./Përgatiti: Fjala.al/