Humbja e thellë përballë Veliajt/ Këlliçi: Rezultati i 14 Majit nuk pasqyron realitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi shprehet se rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyron realitetin.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit nuk është shprehje e vulllnetit të lirë të qytetarëve, por sipas tij, është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.

Belind Këlliçi: Jam këtu për të falënderuar mbi 100.000 qytetarë që më 14 Maj besuan dhe votuan ndryshimin në Tiranë.

Falenderoj strukturat e PD që dhanë gjithçka nga vetja, ekipin tim të fushatës, ekipin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, miqtë bashkëpunëtorët e shumtë të kësaj fushate, e në mënyrë të veçantë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit tanë.

I kërkoj me shumë përulje atyre, të vijojnë numërimin në çdo qendër ku ende duhen garantuar votat për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Çdo votë e hedhur për ekipin tone, ka një rëndësi jetike për Tiranën.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Ky rezultat është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. Asetet publike janë vënë në dispozicion e janë shfrytëzuar në maksimum për të dhënë këtë rezultat të sotëm. Ne po punojmë çdo orë për të përgatitur dokumentacionin e plotë për çdo shkelje që është kryer.

Rezultati nuk i përgjigjet asaj se çfarë njerëzit, qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme kudo, në çdo cep të Tiranës, në qytet apo fshat.

Unë u paraqita në këto zgjedhje në rrethana aspak normale, si të gjithë kandidatët e opozitës. Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen në garën elektorale më të pabarabartë të këtyre 33 viteve, e megjithatë sërish zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkret, të detajuar dhe me një platformë e cila vuri në qender nevojat e qytetarëve dhe që ofronte zgjidhje reale për shqetësimet e përditshme.

Megjithatë kjo nuk mjaftoi. Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandë.

Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari. Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaq. Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh.

Gjatë fushatës sime ja dola të bëj transparencë për punët publike të Bashkisë Tiranë, për bilancin real të saj, për abuzimin dhe vjedhjen e përditshme të taksave, keqpërdorimin e pushtetit si dhe nxorra në publik disa afera tronditëse.

Çështje këto të trajtuara deri më tani si sekret shtetëror nga mediat dhe institucionet ligjzbatuese. Jam krenar për këtë shërbim që i kam bërë qytetit tim. Tirana ka nevojë për opozitë, po aq sa ka nevojë për ujë të pijshëm.

Në këtë betejë unë dhashë gjithçka nga vetja ime, duke hequr dorë edhe nga mandati i Deputetit, mandat që e mora me shumë punë dhe mund. Gjithashtu e them me kënaqësi se ekipi ynë në Këshillin Bashkiak, do na përfaqësojë të gjithëve, pa asnjë dallim, e do na bëjë krenar me punën e tij.

Tirana jonë meriton të qeveriset mirë dhe me ndershmëri. Tirana meriton shumë më shumë, dhe unë do vijoj ta bëj këtë në çdo pozicion apo angazhim që do të gjendem.

Së fundmi dua të falenderoj familjen time, që më qëndroi pranë në çdo çast, edhe kur fushata e kundërshtarit solli baltosje e shpifje të ulta.

Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve për këtë mundësi që më dhatë.

Të fundit

Nju Jork ‘pushtohet’ nga shirat e rrëmbyeshëm!/ Përmbytet metroja, anulohen fluturimet

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin të hënën në mbrëmje, shkaktuan përmbytje që bllokuan linjat...

Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve të zyrtarëve në Qarkun e Elbasanit

Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues...

Beqaj shtrohet në spital, mediat: Ndodhet në QSUT prej disa ditësh

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. Raportohet se ai është shtruar me temperaturë të lartë dhe infeksion të...

Krim mjedisor/ Ujërat e zeza derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar me anë të një video në rrjete sociale derdhjen e ujërave të zeza, në Liqenin...

20 vjet në UNESCO/ Rama: Gjirokastra, pasuri botërore dhe përjetësisht pasuri e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, e cila sot shënon 20-vjetorin e përfshirjes në listën e trashëgimisë botërore të...

Lajme të tjera

Web TV