“Brava dhe Alibasha të përjashtuar përfundimisht nga PD”/Berisha: Janë dy pengje të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë dy pesona që janë përjashtuar përfundimisht nga PD.

Ai i ka cilësuar të dy si pengje të Ramës , ndërsa ka hedhur akuza se kanë marrë si shpërblim 220 mijë euro.

Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD. Njëri është Lul Brava, tjetri është Alibasha që mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama, 220 mijë euro.

PD është e hapur për të gjithë të tjerët për debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë.

Por dy persona, pengje të Edi Ramës, u përdorën në mënyrën më të pamëshirshme për të goditur opozitën shqiptare.

Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm.

PD-së iu mohua logoja, PD-së iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama? Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen, me mekanizma alla-Putin, shpalli veten fitimtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring.

Por ajo nuk është fitore? Ajo është tmerr-fitore! Sepse pasojat sigurisht që ishin për PD-në, por më të rënda qenë për atë. Se ai parashikoi jo vetëm që ajo të ishte një kolpo asgjësuese, përfundimtare. Por në fakt u përball me të kundërtën.

Me të gjithë aktet e tij kriminale, 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha dhe i thanë se opozita shqiptare është e pamposhtur.

Unë jam këtu për të thënë se këto zgjedhje janë një farsë elektorale e paprecedent.

Unë kam besim të plotë se shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar. Ne jemi zotuar se do mbrojmë votën. Është gjë e paimagjinueshme kjo që bëjnë mediat, të cilat përpiqen të bindin shqiptarët se nuk është përgjegjës hajduti, por viktima.

Ky është një akt amoraliteti. Por ne qëndrojmë, ja ku jemi përditë në mbrojte të votes”, ka thënë Berisha.

Të fundit

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e...

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Ja fotoja që ndezi dyshimet

Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë...

E vërteta e videos që u bë virale në “Tik Tok”

Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi një delfinë vret trajneren e...

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një...

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua të luftojë krimin në qytet,...

Lajme të tjera

Web TV