PD nuk pranon humbjen/ Bushati: Shanset që Berisha të jetë kryeministër, pothuajse zero

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti socialist dhe analisti Ervin Bushati në një intervistë për Ora Neës deklaroi se fitorja masive e bashkive nga PS tregoi se vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve besuan se Sali Berisha të mund të bëhej kryeministër.

Shanset, tha ai, që Berisha të mund të jetë kryeministër në 2025 janë pothuajse zero.

Ervin Bushati: Ka të paktën dy njerëz në Ballkan që nuk e pranojnë realitetin.

Aleksandër Vuçiç nuk pranon pavarësinë e Kosovës dhe Berisha nuk pranon realitetin e humbjes në zgjedhje.

95% e qytetarëve shqiptarë do të kenë një kryebashkiak socialist nga nesër. Pra projektin e Berishës do ta shikojnë vetëm 4.5% e shqiptarëve në disa qytete të vogla.

Mendoj se për disa muaj do të vazhdojmë të ndjejmë tronditje tek opozita sepse  nuk është e lehtë të absorbosh një goditje kaq të rëndë sa ç’ishte kjo e 2023. Këto zgjedhje lokale treguan se më shumë njerëzit besojnë se ka jetë në mars, diku tek 7%, sesa që kryeministër të mund të jetë Berisha ndonjë ditë.

Të bësh një sondazh sot në popullatë nëse mendojnë që Berisha të mund të jetë në 2025 shkencërisht kryeministër i Shqipërisë, prap te 5% mund të besojnë.

Shanset që Berisha të jetë ndonjëherë kryeministër i Shqipërisë janë pothuajse zero dhe sa më shumë kalon koha aq më të vogla bëhen duke patur parasysh moshën dhe tëshkuarën e tij.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV