Pse u ulën çmimet e drithërave në rang global?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet globale të grurit kanë rënë ndjeshëm, pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për të  zgjatur marrëveshjen për dy muajt në vijim.

Kontratat e së ardhmes së grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos ranë 2% në 6,12 dollarë për buhel (njësia matëse për drithërat).

Çmimet kanë rënë 23% që nga fillimi i vitit dhe 57% që kur arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 14,30 dollarë për buhel në mars të vitit të kaluar.

“Këto marrëveshje kanë rëndësi për sigurinë globale të ushqimit. Produktet ukrainase dhe ruse ushqejnë botën”, tha António Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja e grurit, e nënshkruar për herë të parë në korrik 2022, do të skadonte sot, por zyrtarët turq, rusë dhe ukrainas thanë të mërkurën se do të zgjatej edhe për dy muaj të tjerë.

Rusia kishte  kërcënuar më parë  se do të tërhiqej nga marrëveshja, duke u ankuar për një  marrëveshje të lidhur me OKB-në për të lehtësuar dërgesat e grurit dhe plehrave ruse.

Të fundit

Iu gjetën thika, radio-marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, ndalohet polaku në Qafë-Thanë

Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të...

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht. Ai është anëtar...

Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë...

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump

Fillimisht ajo fluturoi drejt Romës, për t’u lidhur me video konferencwn e  Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe për të përgatitur një linjë të përbashkët...

Rama publikon pamjet, vijon puna për godinën e Teatrit të ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga puna për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. “Kantieri i Teatrit të Ri...

Lajme të tjera

Web TV