“PD duhet të bashkohet”/ Bozdo: Na e kurseni këtë estradë, se turpin keni kohë që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo ka ironizuar deklaratat e të gjithë atyre që kanë komentuar humbjen e opozitës dhe dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt pas zgjedhjeve lokale.

Në një postim në Facebook, Bozdo u është përgjigjur atyre që kërkojnë bashkimin e PD apo atyre që deklarojnë se PD duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës.

Sipas tij, nuk është ky thelbi i situatës së krijuar por se prej dy vitesh PD ndodhet nën një sulm brutal nga Rama dhe pushteti i tij.

Ai shton se qëllimi kryesor është zhbërja e PD, por opozita ia doli të rezistojë.

Postimi i plotë:

Më lënë pa mend dhe pa frymë deklaratat e tipit “PD duhet të bashkohet” apo “të mësojmë nga e shkuara dhe mos gabojmë më”.

Janë jo vetëm bosh nga përmbajtja por edhe acaruese sepse shmangin thelbin e problemit.

Dhe thelbi i problemit, me pak fjalë, është ky:

Prej afro 2 vjetësh, PD ndodhet nën një sulm brutal nga Rama dhe pushteti i tij. Qëllimi kryesor është zhbërja e PD. Për pak sa u arrit. Por opozita ia doli të rezistojë.

Rama nuk ishte vetëm në këtë aksion. U ndihmua fort nga brenda dhe jashtë PD.

Në këto dy vjet, secili nga ne ka mbajtur qëndrimet e tij në lidhje me këtë situatë. Secili nga është ekspozuar fort ( për fat të mirë). Askush nuk mund të fshihet.

Pas masakrës të paralajmëruar të 14 majit, secili nga ne duhet të reagojë pikërisht mbi këtë fakt, si dhe të pozicionohet mbi të vërtetat e rënda të sapofaktuara.

Pyetjet kryesore janë: çfarë qëndrimi ke mbajtur këtë kohë? E konsideron të drejtë apo jo? Në se jo, çfarë do bësh për të ndrequr qëndrimet e tua?

Lexo edhe :  Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Kaq e thjeshtë është. Nuk ka nevojë për slogane bosh. Nuk ka nevojë për fjali pa sens.

Po e filloj nga vetja ime: janë 500 mijë vota.të ndershme dhe të pathyeshme demokrate. 500 mijë individë që nuk shiten dhe blihen. Në ditën më të keqe, në ditën më të rëndë ku as emër, as logo dhe as numërues nuk kishim.

Kjo është PD. Kush do, e nderon dhe respekton këtë armatë. Kush nuk do, mund të bëjë çfarëdo, por jo më të flasë në emër të tyre.

Prandaj, na e kurseni këtë estradë, se turpin keni kohë që nuk ia kurseni më vetes!

Të fundit

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Lajme të tjera

Web TV