Nga veriu në jug, rritet interesi për pushime të shkurtra në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po bëhet një vend tërheqës në të gjithë rajonet e saj. Këtë e dëshmojnë prenotimet në hotele dhe numri i vizitorëve në muajin mars, kur u regjistrua rritje vjetore me 30%.

Në muajin mars 2023, numri i vizitorëve lokalë dhe të huaj  që fjetën në hotelet shqiptare ishte më  i lartë se marsin e kaluar. Raportet tregojnë se rritja është 30% dhe shumica e individëve e familjeve kanë ardhur nga jashtë.

Në numra, shtetasit e huaj janë 40 500, ndërsa vendasit janë 33 400. Edhe netët e qëndrimit, janë rritur në mars, cka tregon se vendi ka hyrë në rrugë të mbarë për një sezon turistik përtej periudhës së verës.

Instituti i Statistikave klasifikon edhe rajonet për të parë ofertat dhe mundësitë që shfrytëzojnë njerëzit për të vizituar pikat tërheqëse në vend.

Në këtë aspekt, veriu, Shqipëria dhe jugu kanë parë rritje, por në jug ka pasur fluks të banorëve vendas, ndërsa veriu ka parë rritje të fortë të qytetarëve europianë dhe më gjerë.

Sipas origjinës, në muajin mars, 39% e banorëve kanë ardhur nga Kosova, Italia, Gjermania, Anglia dhe Franca dhe të tjerët kanë ardhur nga rajonet e tjera të botës.

INSTAT mat vetëm shifrat zyrtare që kanë përcjellë hotelet dhe strukturat akomoduese, cka do të thotë se numri i vizitorëve mund të jetë më i lartë, nëse konsiderojmë informalitetin në treg.

 

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV