Rama humor me Spiropalin në Shkodër: Bëra debat me Mamicën, pse qeshni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një takim falënderues në Shkodër pas fitores së Benet Becit, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer “batutat” e tij. Në fjalën e tij, teksa fliste për zgjedhjet, Rama bëri sikur ia ndërroi emrin të dërguarës së tij politike për Shkodrën, Elisa Spiropali. Ai shtoi se kishte një debat me ministren Elisa Spiropali duke e quajtur si “Mamica”, nofkë e cila iu vendos nga rrjeti pasi cilësoi kreun e qeverisë, si një Skëndërbe të dytë.

Dua t’u them ju të gjithëve ju që jeni këtu, që unë për veten time këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Partisë Socialiste. Për hir të të vërtetës kisha dhe një debat me Mamicën. Pse qeshni? Aaaaa. Për ju është Elisa. Patëm një debat me Mamicën për punën e zemrës. Unë mendoj që vota e Shkodrës ka qenë përtej PS, ka qenë një votë me mendje më shumë sesa me zemër. Kjo është pjesa më e rrezikshme e kësaj vote,”-tha Rama

Të fundit

U hodh në det nga një shkëmb, plagoset i mituri në Vlorë

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

“Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara në Uashington. Ajo dhe...

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo...

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si...

Lajme të tjera

Web TV