Bayern “lëshon” frenat e titullit kampion, bavarezët mposhten në shtëpi nga Leipzig

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur mbetet edhe një javë nga fundi i kampionatit, titulli i Bayern Munich është më shumë se kurrë në diskutim teksa bavarezët u mposhtën në shtëpi nga Leipzig me shifrat 1-2. Në fakt, ndeshja nisi mirë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel duke qenë se kaluan të parët në avantazh me anë të Serge Gnabry në minutën e 25-të.

Gjithsesi, miqtë e morën shpejt veten dhe i shpëtuan goditjes në aspektin psikologjik, edhe pse rezultati i pjesës së parë nuk ndryshoi. Në fraksionin e dytë, Leipzig nisi të mendonte më shumë për aspektin sulmues dhe ia doli fillimisht të barazonte rezultatin me anë të Laimer me një kundërsulm vrastar në minutën e 65-të.

Por, nuk përfundoi me kaq pasi 11 minuta më pas, Leipzig gjeti edhe golin e përmbysjes me anë të Nkunku që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në vijim, bavarezët tentuan të rikthenin baraspeshën, por ishin sërish miqtë që fituan një tjetër 11-metërsh pas topit të prekur me dorë nga ana e Mazraoui.

Nga pika e bardhë, Szoboszlai nuk gaboi dhe shënoi të tretin duke siguruar tre pikët, por edhe zonën Champions një javë para fundit të kampionatit.

Nga ana tjetër, Bayern mbetet në vendin e parë me 68 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund ndërsa duhet theksuar se fatet e kampionatit tashmë nuk janë më në duart e bavarezëve teksa verdhezinjtë mund t’i parakalojnë në ndeshjen e së dielës ku përballen në transfertë me Augsburg.

Të fundit

Ushtarakë me përvojë nga Siria dhe Kursku: Strategjia e Moskës në Ukrainë

Pas bisedimeve në Riad, ushtria ruse ka intensifikuar sërish sulmet e saj. Por sipas NATO-s nuk është "ofensiva e...

Amerikë – Europë, një divorc i rrezikshëm

Në rast përballjeje, Europa ka shumë mjete të leverdishme kundrejt Amerikës. Por zbatimi i disa prej tyre do të ishte aq i dëmshëm, sa...

Java nis me mot të paqëndrueshëm, parashikimi i motit për sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të luhaten nga 7 gradë në 20 gradë celcius në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. E hëna nis me mot...

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Dite e favorshme për dashurinë ne çift kjo e sotmja. Do përkujdeseni jashtë mase për personin qe keni ne krah dhe do jeni me...

Lajme të tjera

Web TV