Real Madrid në kërkim të një sulmuesi, Los Blancos hedhin sytë tek bomberi kanadez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi vazhdon të kërkoj një sulmues për edicionin e ri, pasi largimi i Mariano Diaz është mëse i sigurt.

Los Blancos synojnë ta afrojnë një sulmues cilësorë të cilin do ta kenë edhe për të ardhmen, pasi Karim Benzema pritet të qëndroj vetëm edhe një vit në Santiago Bernabeu.

Shumë emra janë përfolur për një transferim në kryeqytetin spanjoll, por Jonathan David mbetet objektivi kryesor i madrilenëve për repartin ofensiv.

Sulmuesi kanadez është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme, ku në 38 ndeshje zyrtare ka realizuar 24 gola dhe ka asistuar katër të tjerë.

Madrilenët prej kohësh e kanë ndjekur kanadezin dhe trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.

Megjithatë problemi qëndron tek Lille, që synon të fitoj 70 milionë euro nga shitja e tij, shumë që Reali po synon ta ulë për disa milionë.

Në garë për sulmuesin janë edhe Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester United.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV