Lufta ndaj koronavirusit/Rama: 400 mjekë iu bashkuan thirrjes, javës tjetër e gjithë Shqipëria në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në daljen e radhës për situatën e krijuar nga koronavirusi, iu drejtua qytetarëve se mbi 400 mjekë i janë bashkuar personelit aktual mjekësor për të luftuar covid-19.

Duke iu referuar apelit, të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manasatirliu bashkimin e ri të mjekëve në frontin ndaj koronavirusit, Rama e cilësoi si një veprim që të ‘rrëqeth shpirtin’ . Ndërsa theksoi se do të marrin bonus 1 mijë euro çdo muaj për përballimin e kësaj situate.

Kryeministri Rama shtoi gjithashtu se javës tjetër e gjithë Shqipëria do të jetë në karantinë.

Mirëdita miq! Si po ja kaloni me sikletin e mos daljes nga shtpëia. Unë po heq keq, por skam ku shkoj. Punoj online me ministrat. Flas me Ogertën. Marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve. Lexoj çfarë shkruan mediat dhe ndjek se çfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër botë. Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, e hap dritaret.

Hyj dhe në Fb të shikoj komentet. Më kap sikleti kur kujtoj sa e sa historirash mbylljes dhe vetmie që kanë kaluar njerëzit në këto lloj situatash. I them vetes; boll ske për të lëvizur. Pikë! Puna vazhdon. Nesër administrata është pushim, do ishte pushim meqë Dita e Verës ra të shtunën.

Kështu që vetëburgosja vazhdon. Vazhdon dhe për ata që nuk kanë detyra esenciale. Të tjerët do të jenë në punë normalisht, siç do të jenë në punë dhe kompanitë që garantojnë hallkat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit.

Lajmi bukur fare sot se thirrjeve të Ogertës dhe dekanit të Fakultetit të Mjekësisë i kanë përgjigjur 497 mjekë dhe 617 infermierë. Një gatishmëri e madhe njerëzore dhe profesionale që në këtë kohë të rrëqeth mishin me patriotizmin e tyre.”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Të fundit

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Presidenti i Komisionit Europian: “Na besoni, ju duam në BE!”

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo...

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të...

Lajme të tjera

Web TV