730 mijë banorë të rritur nuk votuan më 14 maj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para zgjedhjeve të 14 majit, publikova një analizë rreth zgjedhësve që banojnë në Shqipëri dhe atyre që janë në emigracion (https://javanews.al/rreth-42-e-zgjedhesve-ne-lista-jane-ne-emigracion/ ). Në atë analizë, ndërthura të dhënat zyrtare të KQZ-së, INSTAT-it, Bankës Botërore, EuroBarometrit dhe UNDP-së, për të arritur tek shifra 42% e zgjedhësve që janë në emigracion. E përkthyer në numra realë zgjedhësish, rezulton se nga 3.65 milionë shqiptarë në listat zyrtare të zgjedhësve, rreth 1.52 milionë (42%) janë në emigracion dhe vetëm 2.13 milionë banojnë këtu.

Pas përfundimit të votimit, KQZ-ja raportoi se vetëm 1.4 milionë zgjedhës me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Me fjalë të tjera, nga 2.13 milionë banorë të rritur të Shqipërisë, rreth 730 mijë nuk votuan. (Këtu nuk po llogarisim disa qindra emigrantë që erdhën në Himarë me autobusë nga Greqia…)
Nëse 730 mijë mospjesëmarrësit do t’i etiketonim si anëtarë hipotetikë të “Partisë së të Zhgënjyerve”, partia e tyre do të rreshtohej e dyta pas PS-së në votat për kryebashkiakë (kandidatët e PS-së për kryebashkiakë morën rreth 790 mijë vota). Kandidatët për kryebashkiakë të “Bashkë Fitojmë” do të renditeshin në vend të tretë, me distancë nga vendi i dytë (morën vetëm 500 mijë vota). Ndërsa ata të partisë së Arlind Qorrit (që e kishte sefte në një garë elektorale) ishin thjesht një zhurmë e lehtë statistikore më 14 maj.

Kjo tablo elektorale demonstron se ka hapësirë për një forcë të re politike në Shqipëri (jo e udhëhequr nga një 80-vjeçar i stazhionuar në politikë), për të sfiduar murin elektoral të ngritur nga Edi Rama qysh kur ishte në opozitë. Por shenjat e deritashme janë se një forcë e tillë nuk po duket në horizont…

Të fundit

Pesë muaj pasi u bë baba, Justin Bieber poston foton e veçantë me të birin

Këngëtari i njohur Justin Bieber po kalon periudhën më të bukur të jetës së tij, pesë muaj pasi ai...

Zbuloni futat dhe perimet që ju ndihmojnë kundër gripit dhe të ftohtit

Dimri është edhe stina e virozave. Kjo stinë mund të jetë e ashpër ndaj organizmit. Sado të përpiqesh ta shmangësh, gripi dhe i ftohti...

Shqipëria merr pjesë në një panair të turizmit në botë,Rama: Prezantojmë përvojat e reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga panairi Fitur në Madrid, ku këtë herë Shqipëria do të prezantojë turizmin që vendi ynë ofron. Në një...

Xumi eliminohet nga gara! Gjesti feston rikthimin e Eglit në shtëpi, e pret me përqafime

Xumi është banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh. Në televotim me Eglin, publiku vendosi...

Ekziston një mënyrë për të mposhtur një kontroll të së djathtës ekstreme

Me kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, demokracia është në rrezik në të gjithë perëndimin. Reforma zgjedhore është mënyra më e mirë për...

Lajme të tjera

Web TV