Shoqatat e Biznesit kërkesë qeverisë: Kërko financime nga BB dhe FMN!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Janë një sërë shoqatash biznesesh që janë bashkuar dhe kanë dalë në një deklaratë që lidhet me situatën kaotike dhe kritike të sundimit të virusit vdekjeprurës në vend. Ata kanë hartuar një listë me dy kërkesa dhe me një sërë propozimesh dhe ia kanë drejtuar qeverisë duke i bërë me dije rrugën që duhet të ndiqet për të mos mbetur në një krizë të thellë në të cilën po bie biznesi në vend. Ata kanë kërkuar që nëse qeveria e ka të pamundur të përmbush kërkesat atëherë të ndëhyrjnë duke këkruar ndihmën e Bankës Botërorë dhe të Fondit Monitar Ndërkombëtar.

Kështu Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’, dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë, në një kohë kur thuajse të gjitha aktivitetet sipermarrëse janë mbyllur për shkak të koronavirusit në vend. Këtë kërkesë, Unioni, thekson nevojën që qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të përballuar pasojat ekonomiko-financiare të COVID 19.

Kërkesat drejtuar Qeverisë 

1-Unioni i dhomave të tregtisë Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlerëson me pasoja të ndjeshme ne ekonomi dhe në biznese situatën e Covid-19 në Shqipëri, dhe me pasoja të rënda sidomos për biznesin e vogël dhe të mesëm, biznesin e shërbimeve, sektorin e turizmit dhe fasonerisë etj!

2- Unioni i dhomave, Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit mendojnë se Qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të përballuar pasojat ekonomiko financiare të Covid-19! Qeveria shqiptare duhet të kërkojë financime nga institucione financiare ndërkombëtare FMN, Bankë Botërore dhe institucione të tjera, nga Komisioni Europian, për të ndihmuar dhe mbështetur bizneset private që mund të kolapsohen nga kjo situatë !

Lexo edhe :  “Kemi fituar besimin e tyre”/ Rama: Brenda 2027 jemi pjesë e BE

Disa propozime 
-Të mos paguhen tatim-fitimi dhe tatimet e tjera për 3 muaj dhe të kompensohen nga shteti!
-Të mos paguhen sigurimet shoqërore për 3-6 muaj dhe të kompensohen nga shteti!
-Pagesat e energjise dhe ujit të ngrijnë për 3-6 muaj varësisht nga kohëzgjatja e situatës
-Gjobat e vëna biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, për shkak të mos funksionimit të gjykatave të ngrijnë për 3-6 muaj
-Kreditë të mos paguhen për 3-6 muaj dhe gjatë kësaj kohe të ulen interesat në nivelin e euroriborit, pagesat pas 3-6 muaj të mos kenë penalitete!
Pagat e punonjësve të bizneseve të mbyllura të paguhen në nivelin e raportit mjekësor nga sigurimet shoqërore!

 

Të fundit

Dy familje përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital!

Një konflikt me motive pronësie mes dy familjeve në Has përfundon në përleshje fizike dhe me pasojë plagosjen e...

Festa që u kthye në kaos, përmbytet jahti luksoz 4.5 milionë dollarësh

Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë filloi të fundosej në mes...

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat tregojnë se muaji prill pati...

“Giro d’Italia 2025” në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj!/ Rrugët që do bllokohen në 4 qytete

Altin Qato, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore ka bërë një komunikim për mediet këtë të martë (6 maj) në lidhje me bllokimin e...

Ndërpreu vizitën në SHBA pasi u sëmur papritur? Zbulohet e vërteta: Vuçiç gënjeu…

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të premten pasi u sëmur, duke detyruar anulimin e takimeve të planifikuara me zyrtarët...

Lajme të tjera

Web TV