Firmoset në Romë marrëveshja/ Manastirliu: Dritare e re për transplantin e organeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Firmoset në Romë marrëveshja tripalëshe mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Universitetit Tor Vetgata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara për bashkëpunimin në fushën e transplantit të organeve.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast në Universitetin Tor Vergata në Romë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e konsideroi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për realizimin e transplanteve në Shqipëri dhe thellimin e bashkëveprimit në fushën e shëndetësisë me shtetin fqinj.

“Çelet një dritare e re për bashkëpunimin në fushën e transplanteve të organeve, falë iniciativës që jetësohet sot me firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Universitetit Tor Vergata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara.

Marrëveshja parashikon shkëmbimet ndërmjet tre universiteteve në disa drejtime.

“Kjo marrëveshje do të mundësojë shkëmbimet në fushën akademike dhe klinike, me përgatitjen e protokolleve në fushën e transplantit të veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, formimin dhe fuqizimin e burimeve njerëzore, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit klinik, për të realizuar transplanet e organeve dhe asistencën e nevojshme për hartimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për dhurimin”, tha Manastirliu.

Marrëveshja e bashkëpunimit që u firmos mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës nga Prof.

Arben Gjata dhe dy Universiteteve prestigjioze italiane nga Prof. Nathan Levialdi Ghiron, Rektor i Universitetit Tor Vergata dhe Prof. Sergio Caputi, Rektor i Universitetit Chieti-Pescara do të çojë në një nivel të ri bashkëpunimin në fushën e mjekësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV