Meta fitoi këshilltarët, Berisha humbi bashkitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur në takimin e përjavshëm me gazetarët edhe tek aleanca e tij me Ilir Metën, duke i dhënë rëndësi “strategjike” edhe në të ardhmen.

Nëse shihet rezultati në zgjedhjet lokale Meta duket se ka luajtur mjaft mirë politikisht, duke shfrytëzuar edhe situatën e rëndë të Berishës i cili ishte pa parti dhe logo, pasi Gjykata e Apelit ia dha PD-në zyrtare grupimit “Basha”.

Lliogaritë paszgjedhore nxjerrin fituesin e madh Ilir Metën, i cili ka më shumë këshilltarë në çdo bashki sesa “Grupi i Rithemelimit” për përfaqësuar nga Berisha. Meta i la dorë të lirë Berishës që të dilte ai me kandidatët e tij, por mëse I bindur se fitorja e bashkive do të ishte gati një mision i pamundur, ndaj i vendosi kushtin që të përfaqësohej më dendur me këshilltarët bashkiakë.

Në total, shqiptarët hodhën 1.35 milionë vota të vlefshme për këshillat e bashkive dhe zgjodhën 1613 këshilltarë. Partia Socialiste mori 580 mijë vota dhe 757 këshilltarë, pasuar nga koalicioni i opozitës kryesore Bashkë Fitojmë me 248 mijë vota dhe 292 mandate. Partia Demokratike zyrtare mori 104 mijë vota dhe 123 mandate.

Partia Socialdemokrate mori 86 mijë vota ose 6.4%, me 116 mandate për këshilltarë. Nga 292 mandete këshilltarësh të fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, pjesa më e madhe janë përfaqësues të Partisë së Lirisë. Ndërsa Berisha “ngushëllohet” me vetëm shtatë kryebashkiakë nga 61 që ka vendi dhe ata bashki të vogla.

Loja politike e Metës në këto zgjedhje ishte e duhura për partinë e tij, megjithatë Berisha nuk e sheh si “humbje” në llogaritje brenga koalicionit, duke i dhënë rëndësi këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

 

Kujton Metën e vitit 2011

Pavarësisht kësaj situate, Berisha tha se nuk është penduar për aleancën me Ilir Metën në garën e 14 majit, duke e argumentuar me mungesën e vulës së PD-së.

“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dytat. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetin e vendit. U fitua Tirana dhe zgjedhjet, por ky koalicion nëse e shohim në rrafshin e interesit shoqëror të demokracisë, interesit kombëtar është shumë interesant.

Në këto zgjedhje Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që emëronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë dhe keqshfrytëzimit, keqpërdorimit të opozitës së emëruar. Por duhet të dini një gjë, se ky akt përbën aktin më antikombëtar e antidemokratik në historinë e një vendi. Koalicioni BF shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri.

Lexo edhe :  Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk shitën të drejtën e votimit”, tha Berisha. Me zgjedhje të humbura përballë Edi Ramës dhe me një revolucion të lënë pezull, Sali Berisha përsëriti këtë të premte një skenar të dëgjuar: rinisjen e protestave të qëndrueshme për të rrëzuar kryeministrin.

Sali Berisha nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të garojë për të marrë postin e kreut të PD në mënyrë ligjore. “PD është e qartë se ku është. Sa i përket lojërave të Edi Ramës, sigurisht kanë dëmtuar por kanë dështuar. Qëllimet e tyre do të dështojnë”, tha Berisha.

Fati i Himarës

Sali Berisha ka folur në këtë komunikim me gazetarët edhe për Fredi Belerin që fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit dhe komentoi deklaratat e tij duke thënë se bën mirë që pranon se është grek.

Të njëjtën thotë edhe për Vangjel Dulen, për të cilin u shpreh se Rama iu vërsul me urrejtje ndërsa ka bashkëpunuar me të në zgjedhjet e shkuara. “Që Fredi Beleri thotë jam grek, bën mirë se është grek.

Ne jemi vend i lirë dhe çdo njeri duhet të ketë të drejtën të tregojë identitetin e tij kombëtar. Një nga momentet që më ka mbetur në mendje ishte një debat në parlament mes Vangjel Dules dhe Edi Ramës. U përplasën për një problem, Edi Rama iu vërsul me një urrejtje të papërmbajtur si grek.

Unë i thashë ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij, s’mund ta fyesh. Pse ja bëri? E kishte patur kushedi sa herë në koalicion dhe pse ta fyente. Vangjel Dule është grek krenar. Unë i them ji krenar me identitetin tënd. Montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më e turpshme”, tha Berisha.

Të fundit

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona....

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Lajme të tjera

Web TV