Erdogan drejt fitores së sigurtë, publikohen rezultatet e sondazheve paraprake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se Rexhep Tajip Erdogan po shkon me shpejtësi drejt një fitoreje të re elektorale pasi një sondazh i ri i kompanisë parashikoi rezultatin e raundit të parë në zgjedhjet presidenciale në Turqi, duke e treguar atë të jetë përpara me një diferencë prej 7,88% nga rivali i tij Kemal Kilindaroglu.

Özdemir Research njoftoi rezultatet e sondazhit të saj për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kryer në një kampion prej 3250 të anketuarve në 81 provinca. Në fakt, Özdemir Research, i cili bëri një nga parashikimet e suksesshme të raundit të parë të sondazheve parlamentare dhe presidenciale, duke marrë parasysh marzhin e gabimit, tregon se Erdogan kryeson garën për presidencë me një diferencë prej 7,88 pikësh.

Në pyetjen “për cilin kandidat keni ndërmend të votoni në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën më 28 maj 2023?”, rezultati pas shpërndarjes së votave i jep Rexhep Tajip Erdogan 53,94 % dhe Kemal Kilicdaroglu 46,06 %, duke shënuar një diferencë prej 7,88%.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 maj, Recep Tayyip Erdogan mori 49,52% të votave, Kemal ?l?çdaroglu 44,88%, Sinan Ogan 5,17% dhe Muharrem Ince 0,43%. Özdemir Research në sondazhin e fundit zgjedhor të publikuar për raundin e parë më 14 maj, e nxori kandidatin e Aleancës Popullore Rexhep Tajip Erdogan me 48.4%, kandidatin e Aleancës Kombëtare Kemal Kilicdaroglu 45.2% dhe atë të Aleancës ATA Sinan Ogan me 6.4%.

Erdogan është favorit para raundit të dytë, Kilicdaroglu shpreson për një përmbysje

Presidenti turk po përpiqet të zgjasë 20 vitet e tij në pushtet edhe me pesë të tjera, pasi rivali i tij joshë votat nacionaliste duke premtuar se do të dëbojë miliona refugjatë sirianë nëse ai… rrëzon Erdoganin, i cili e ka akuzuar atë për gjuhë urrejtjeje – dhe tha se një fitore për liderin e opozitës do të ishte një fitore e “terroristëve”.

Lexo edhe :  Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Kemal Kilicdaroglu, i mbështetur nga një opozitë e gjerë, i ka cilësuar zgjedhjet si një referendum mbi drejtimin e ardhshëm të Turqisë dhe ka kërkuar mbështetjen e votuesve nacionalistë për të rritur shanset e tij për fitore. Kundërshtari i Erdoganit dëshiron të shfuqizojë sistemin presidencial të prezantuar pesë vjet më parë dhe t’i kthejë pushtetin parlamentit dhe kryeministrit. Gjykatat e pavarura dhe shtypi i lirë do të pasojnë këto lëvizje.

Roli i presidentit do të jetë një rol nderi dhe pesë partitë e tjera në aleancën e Kilicdaroglu do të kenë secila një nënkryetar së bashku me dy kryebashkiakët e qendrës së majtë të Ankarasë dhe Stambollit.

Por partia e Erdoganit dhe aleatët e saj nacionalistë dhe konservatorë kanë siguruar një shumicë në parlament dhe nëse aleanca opozitare do të fitonte presidencën, ata mund ta kenë të vështirë të shtyjnë reformat e tyre.

Të dielën, qendrat e votimit hapen në orën 08:00 me orën lokale dhe mbyllen në orën 17:00. Raundi i dytë i zgjedhjeve po zhvillohet tre muaj pasi tërmetet në Turqinë juglindore vranë më shumë se 50,000 njerëz.

Të fundit

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi...

NASA do vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në 2030

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, do të përshpejtojë planet për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, sipas mediave amerikane. Është pjesë...

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që nga viti 1987, duke shtuar...

Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga...

Caktohet data kur vuloset mandati i Adriatik Lapajt

Në datën 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë. Kryekomisioneri Celibashi ia dha...

Lajme të tjera

Web TV