Rama për televizionin bullgar: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut s’duhet të trajtohen si..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin publik bullgar “BNT”, ku ka prekur një sërë temash.

Një nga temat për të cilat kreu i qeverisë shqiptare foli ishte anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Duke zbutur kritikat e tij për Bullgarinë që muaj më parë e kritikoi për bllokimin që po i bënte Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt hapjes së negociatave, ai tha se reagimi ndaj Bullgarisë para disa muajsh nuk ka lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të shkuarës së tyre.

“Sigurisht që nuk kam harruar që kemi pasur një moment debati. Por ishte një rast shumë specifik në një kohë shumë specifike. Ai nuk kishte asnjë lidhje me rrënjët, me thellësinë e marrëdhënies sonë” tha Rama.

Më tej Rama tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të trajtohen si paketë në rrugën e tyre drejt Bashkimi Europian. Sipas tij që nga momenti kur një vend fillon negociatat e anëtarësimit, rruga e tij varet nga meritat e tij, jo nga politika apo gjeopolitika.

“Por në atë kohë, siç e mbani mend, të ndahesh nuk ishte një opsion. Sepse nuk vendosëm ne, por Këshilli Evropian. Kjo e bëri situatën tonë mjaft alarmante dhe pozicionin tonë mjaft të vështirë. Sot, mendoj se rrugët tona u ndanë natyrshëm. Sepse që nga momenti kur një vend fillon negociatat e anëtarësimit, rruga e tij varet nga meritat e tij, jo nga politika apo gjeopolitika. Të paktën, kështu është në libër. Epo, ne e dimë se ndonjëherë dhe gjithnjë e më shumë ajo që shkruhet në një libër nuk ndodh në realitet. Por nuk shoh asnjë arsye që ne të mbahemi më bashkë. Secili ka mënyrën e vet, shtoi Rama.

Të fundit

Panelet diellore/ Hapen aplikimet për abonentët familjarë

Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi fut PSD-në në garë, ja dokumenti zyrtar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi është regjistruar në KQZ ditën e sotme për garën elektorale të 11 Majit. Kërkesa është depozituar ditën...

Zbulohet shkaku i vdekjes së të miturit në Shkodër, në gjendje të rëndë e motra

Eshte zbuluar shkaku i ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në...

Pse disa njerëz i mbajnë mend ëndrrat dhe të tjerët jo?

Nuk ka gjë të tillë si gjumë pa ëndrra: ne të gjithë ëndërrojmë, por disa prej nesh kujtojnë çdo detaj kur zgjohemi, të tjerë...

Politika në zi/ Ndahet nga jeta diplomati i njohur (EMRI)

Frank Wisner, ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për bisedime lidhur me statusin e Kosovës, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Djali i tij, David,...

Lajme të tjera

Web TV