Lira turke ra në nivelet më të ulëta historike pas fitores së Erdoganit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lira turke ra në nivelet më të ulëta historike kundrejt dollarit amerikan pas fitores së Rexhep Tajip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë.

Monedha turke ka humbur më shumë se gjashtë për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2023 dhe vlera e saj ka rënë me më shumë se 90 për qind në dhjetë vitet e fundit.

“Fitorja e Erdoganit nuk ofron siguri për investitorët e huaj”, tha eksperti i kompanisë Telimer, Hasnain Malik.

Ai beson se ka pak shanse që presidenti i Turqisë t’i kthehet politikës ekonomike standarde pas zgjedhjeve.

Gjatë dy viteve të fundit, Banka Qendrore e Turqisë ka ulur gradualisht normën e interesit referencë, nga 19.0 për qind në 8.5 për qind aktualisht.

Inflacioni në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të statistikave Turkstat, ishte 43.68 për qind në muajin prill.

 

Të fundit

Majlinda Bregu: Më pushuan nga një punë që e doja

Në një podcast me Mira Kazhanin, Majlinda Bregu flet për jetën larg të qenit politikane, por flet edhe për...

Konservatorët e Merz dhe SPD-ja gati për formimin e qeverisë në Gjermani

Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të...

Përplasi për vdekje 2- vjeçarin/Arrestohet drejtuesi, komshi me familjen e viktimës

Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur rreth 2 vjeç humbi jetën,...

A do të ishte bota më paqësore nëse më shumë gra do të drejtonin

Gazetarja e Sky News, Victoria Seabrook i ka kushtuar një artikull Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Nëse bota ka ndjerë më shumë rrezik kohët e fundit,...

Ishte më i votuari në Primare, Nallbati: S’e bëj dot servilin me Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka folur mbi raportin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Kjo...

Lajme të tjera

Web TV