‘Mesazhi’ i Yuri Kim me vizitën në Tropojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Ambasadorja Yuri Kim ka rreth tre vjet që na ka treguar një inteligjencë të lartë në aktivitetin e saj diplomatik në Tiranë.

Por ajo dha një shfaqjeje teatrale me shumë art dramatik.

Ambasadorja vizitoi Tropojën, dhe atje ajo u prit si një personalitet që e adhuronte Tropoja.

Saliun, për gënjeshtrat e rëndomta kundër saj, nuk e paska besuar as Tropoja!!

Sigurisht.

Kanë qenë gënjeshtra të rëndomta dhe fyese për opinionin publik në Shqipëri.

Saliu është ende në nivelin provincial; që ecën sipas motivit primitiv: po e shava me gënjeshtra në publik kundërshtarin tim, unë vet krijoj qetësi shpirtërore.

Kurse akti që bëri ambasadorja, ishte një skeç teatral me nëntekst të thellë moral.

Ja, unë jam në Tropojë, tha ambasadorja e qeshur – çfarë duhet më shumë për Saliun?

Ka qenë një lëvizje e menduar si në një komedi me nivel.

Gënjeshtrat e një lideri, të kuptuara nga opinioni publik, krijojnë fillimisht një të qeshur nga komedia duke vënë në lojë gënjeshtarin, por, pas kësaj, opinioni publik kalon në neveri për ata liderë që janë vënë në lojë.

Dhe duhet theksuar që ambasadorja Yuri Kim e luajti shumë bukur rolin, sepse nëntekstin, si tallje me Saliun gjatë  asaj vizite, e kuptoi e gjithë audienca televizive.

Të fundit

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para...

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet...

Forbes: Vizioni i guximshëm arkitektonik që riformaton kryeqytetin e Shqipërisë

Një grup arkitektësh ndërkombëtarë, të përzgjedhur personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, po e riimagjinojnë rrënjësisht Tiranën si një kryeqytet ballkanik të guximshëm, me vizion...

Rutte kritika SHBA-ve: Nuk janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi i aleancës ushtarake, duke...

Herët a vonë duhej të ndodhte/ Reklamat mbërrijnë edhe në Whatsapp

A do të bëhet WhatsApp pata e artë e Metës?  Pas vitesh rezistence, reklamat do të vijnë edhe këtu. Chati i Metës - i vetmi...

Lajme të tjera

Web TV