Tensionet në veri/ Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me 0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën ne veri të Kosovës dhe dërgimin e trupave serbe atje.

Gjatë fjalës së tij, në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë, Rama theksoi se prania e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është e barabartë me zero. Ai shprehet se kjo lëvizje po bëhet për politikë të brendshme nga ana e Serbisë.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikes së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria maksimale të shfaqej n në kufirin me SHBA. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë në lidhje me politikën e brendshme, dhe atë se çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”, u shpreh ai.

Të fundit

Marrëveshja me SHBA-në për mineralet/Kievi vendos kushtin: Nuk e nënshkruajmë pa garanci!

Ukraina tha të mërkurën se kishte arritur një marrëveshje “paraprake” për të transferuar të ardhurat nga disa prej burimeve...

24 urdhër arrestet në Universitetin Bujqësor, GJKKO tërhiqet për vendim

Ka nisur të mërkurën seanca në GJKKO për 24 të arrestuarit me urdhër të SPAK, zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë por edhe...

‘Freedom House’: Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror

Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq...

Burgosja e Veliajt, Rama: Kush do t’i ndjekë punët në bashki, prokurori apo Noci

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, u ndal edhe tek burgosja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai...

Kurti: Si fitues të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për më shumë angazhim në përmbylljen e procesit të numërimit...

Lajme të tjera

Web TV