Meta dhe Berisha kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Kamëz/ KAS i lë 24 orë afat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dorëzuar një tjetër shkresë ankimimi, ku kërkoi për përsëritjen e zgjedhjeve në Kamëz.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ shqyrtoi në mbledhjen e sotme këtë kërkesë.

Në përfundim të diskutimit, KAS i dha afat 24 orë për të bërë verifikimet për atë çfarë pretendojnë dhe provat që kanë siguruar.

“Për pjesën e ankuesit, të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i japim afat deri ditën e nesërme. Për arsye se ju i keni marrë tashmë të gjitha provat nga administrata e KQZ-së, i keni të sqaruara në ankim për çfarë pretendoni dhe thjesht do bëni një verifikim për atë çfarë pretendoni dhe provat që ju keni marrë.

Palëve të tjera në raste të tjera ne i kemi dhënë afat për të plotësuar ankimin 24 orë, megjithë kohën që i është dashur për të marrë provat nga KQZ. Pra në momentin që keni marrë provat është një afat i mjaftueshëm që ju t’i sillni dhe t’i dorëzoni pranë KAS”, tha përfaqësuesi i KAS.

 

Të fundit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton ofrimin online të katër shërbimeve doganore

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka realizuar me...

Aeroporti i Tiranës çertifikohet për Nivelin 3 të Programit, Reduktimin e Karbonit

Ndryshimet klimatike janë tashmë një sfidë për të gjitha industritë në botë dhe qëllimi për të minimizuar impaktin mjedisor është kthyer në një mision...

Afganët në Shëngjin/ Zbulohet kush paguan shpenzimet pasi Trump pezulloi ndihmat

Shawn VanDiver nga organizata “AfghanEvac” në Washington në një intervistë për Top Channel, tregoi të hënën disa skenarë të mundshëm se si do të...

Gjërat që një nënë duhet t’i bëjë çdo ditë me fëmijët e saj

Vajza ime është një përqafuese e madhe. Edhe pse ajo është në shkollën e mesme, shpesh m’i zgjat krahët dhe kërkon një përqafim. Dhe...

“Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali takime në qarkun e Elbasanit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” vijoi sot takimet në qarkun e Elbasanit. Spiropali diskutoi me Kryetarin e Bashkisë...

Lajme të tjera

Web TV