Zyrtare/ Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi e mbyll me Paris Saint Germain. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Christophe Galtier, i cili në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Clermont, pranoi se argjentinasi do të luajë për herë të fundit në “Parkun e Princave”.

“Kam pasur privilegjin që të stërvit lojtarin më të mirë të historisë së futbollit. Nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Parkun e princave’. Shpresoj të respektohet në mënyrën e duhur’, deklaroi Galtier.

Duke folur për eksperiencën 2-vjeçare të yllit argjentinas në klubin francez, tekniku i PSG-së pranoi se veçanërisht në sezonin aktual, Messi u shndërrua në një element mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

“Sezonin e parë iu desh të ambientohej, ndërsa këtë vit tregoi në fushë se ishte një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës. Kritikat për të i gjej të pavenda, pasi në një sezon të çuditshëm si ky i Botërorit ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 22 asiste, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit”, u shpreh trajneri.

Lionel Messi iu bashkua PSG-së në verën e 2021-shit dhe firmosi nëj kontratë 2-vjeçare, e cila skadon më 30 qershor të këtij viti. Pavarësisht ofertës nga klubi francez, ylli argjentinas vendosi të mos e rinovojë bashkëpunimin, kjo edhe për faktin që asnjëherë nuk arriti të krijojë afeksionin e duhur me tifozerinë e PSG-së, që e ka vërshëllyer dhe kritikuar në jo pak raste.

E ardhmja e Messit është ende për t’u vendosur, pasi Barcelona po bën përpjekje për ta rikthyer aty ku shkroi historinë e futbollit për shumë sezone, teksa opsione mbeten edhe Arabia Saudite e ShBA-ja.

Të fundit

Ndryshimi i orës ndikon shumë te njerëzit, ja çfarë ndodh me shëndetin fizik dhe mendor

Ndryshimi i orës ndikon shumë në shëndetin mendor dhe fizik, sidomos tek ata që e adhurojë gjumin e mëngjesit...

Si do t’i ndajë Inteligjenca Artificiale të talentuarit nga të tjerët?

Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më madhështor në lidhje me Inteligjencën Artificiale. “Inteligjenca...

Pse bajamet janë të dobishme për njerëzit me diabet?

Bajamet janë ushqyese për shumicën e njerëzve, por ato kanë përfitime unike për njerëzit me diabet. Konsumimi i rreth 45 gram bajame ul nivelin...

Pas Kretës Rama vijon takimet me shqiptarët në Greqi, rikthehet në Athinë pas një viti

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një tjetër takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi, pas një vizite në Kretë të zhvilluar dje. Takimi...

Zgjedhjet e 11 majit/ Myftiu i Elbasanit mesazh: Të mos e shesim vullnetin tonë

“Të mos e shesim vullnetin tonë!” Me këtë thirrje ju drejtua besimtarëve gjatë fjalës së tij në faljen e namazit me rastin e Fiter Bajramit,...

Lajme të tjera

Web TV