Martohen sot Klea Huta dhe Elgit Doda: Zbulohen detajet e dasmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klea Huta dhe Elgit Doda do të kurorëzojnë dashurinë e tyre sot në një dasmë me familjarë dhe miq.

Revista Class zbulon se dasma është konceptuar afër natyrës, në jug të vendit, për lidhjen që kanë të dy me bregdetin shqiptar.

“Dasma do jetë stil vintage, duke respektuar natyrën e jugut të Shqipërisë. Pjesë e dekorit do jenë lulet e ullirit që është pema mesdhetare tipike e asaj zone,” shkruan Class. “Dekori do përbëhet nga lule të bardha, Delphinium dhe luledele të vogla.”

Pas celebrimit, do të realizohet një darkë pjesë e të cilës do jenë familjarë e miq të çiftit, mes të cilëve edhe figura publike.

Në janar 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, Marrakesh, Marok. Për shkak të pandemisë, dasma – siç duket e planifikuar tre vite më parë – u shty në një moment tjetër.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”. Ata janë prindër të një djali, Krid.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV