Rama: Nëse bëjmë këtë gjë edhe 1 javë, ia hodhëm koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook iu kërkon shqiptarëve që të bëjnë durim në përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama iu bën thirrje që të tregohen të matur për të shmangur rastet e reja me të infektuar me koronavirus, ndërsa shton se nëse të gjithë qëndrojnë të vetizoluar edhe një javë, atëherë mund të shpëtojmë nga koronavirusi.

Ai shtoi se pasditen e sotme do të ketë një bisedë telefonik me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbi situatën e koronavirusit, detajet e së cilës do t’i komunikojë më pas me qytetarët në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë!

Postimi i Ramës: 

? SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!

? FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!

? BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË I’A HODHËM!

? JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!

? DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!

Të fundit

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian,...

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i tyre arrin deri...

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i departamentit të “Brain Gain”, një...

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes personave të përfshirë. E ndërsa nuk...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Lajme të tjera

Web TV