Komisioni i hetimit të Covid nxit qeverinë britanike ‘të thotë të vërtetën’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarë të komisionit të parë publik të hetimit të reagimit ndaj Covid-19 në Britani kanë nxitur sot qeverinë të thotë të vërtetën pas tentatives se ndalimit të publikimit të dokumentacionit.

“Nëse nuk do të arrijmë te e vërteta, nuk do të kemi rekomandimet si të shpëtojmë jetë dhe gjithçka do të ketë shkuar dëm”, tha Elkan Abrahamson, avokati përfaqësues i familjarëve të viktimave të Covid-19.

Qeveria britanike tha javës që shkoi se do të sfidojë ligjërisht publikimin e dokumenteve të hetimit për trajtimin prej saj të pandemisë Covid.

Zyrtarët qeveritarë kanë njoftuar se po kërkojnë një rivlerësim gjyqësor të urdhrit të gjykatëses Heather Hallett për dorëzimin e të gjithë korrespondencës.

Në veçanti ata kundërshtojnë publikimin e mesazheve të paredaktuara në rrjetin WhatsApp, dhe të shënimeve të ish-kryeministrit Boris Johnson.

Johnson është kritikuar gjatë kohës së emergjencës shëndetësore për reagim neglizhent ndaj numrit të madh të të vdekurve.

Ministrat akuzohen gjithashtu se kanë dhënë kontrata të furnizimit me pajisje mbrojtëse e kurimit të Covid për miq e klientë të tyre, duke shkelur udhëzimet e qeverisë.

Në një letër për gjykatësen Hallett thuhet: “Kabineti qeveritar kërkon një rivlerësim gjyqësor”.

“Ne e bëjmë këtë me keqardhje dhe me sigurinë e bashkëpunimit të plotë me hetimin sipas juridiksionit të gjykatave”.

Në letër shtohet se nëse fitohet rivlerësimi, do të shqyrtojë “ndalimin e publikimit të mesazheve e dokumenteve që nuk kanë lidhje me çështjen në hetim, siç janë komunikimet personale të anëtarëve të qeverisë”.

Por Hallett thotë se është detyra e saj të vendosë për hetimet dhe akuzon qeverinë se po përpiqet të mbulojë faktet./AFP/

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV