Balluku: BE duhet të na mbështesë financiarisht në rrugën e energjisë së gjelbër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian duhet të mbështesë financiarisht projektet për prodhimin e energjisë së gjelbër. Zv. kryeministrja njëherësh ministre e Energjisë, Belinda Balluku theksoi se siguria energjitike është e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen financiare të Bashkimit evropian, ne kemi nevojë për një përgjigje të shpejtë, siç BE kërkon që ne të përgjigjemi shpejt të implementojmë strategjitë dhe politikat e tyre, ashtu kërkojmë edhe ne përgjigje. Siguria energjitike nuk mund të jetë çështje që trajtohet në mënyrë spioradike pasi edhe rezultatet do të jenë të tilla”, ka thënë ajo.

Zv.kryeministrja tha se tashmë kanë nisur projektet e para në këtë drejtim, ndërsa theksoi se së shpejti do të ngrihen stacione për karikimin e automjeteve elektrike në segmentet kryesore rrugore

“Projekti i stacioneve të parkimit që ne kemi në plan që të ndërtojmë në akset dhe në autostradat tona. Gjithashtu edhe në ndërtimin e hekurudhave e rëndësishme, ku njërën jemi në ndërtim e sipër të jenë të elektrifikuara”, ka thënë ndër të tjera Balluku.

Shqipëria synon që në vitin 2030 të kthehet në një vend eksportues neto të energjisë elektrike.

Të fundit

“Nga i lindur në internim, në Parlament”, gazetari Erald Kapri po fiton mandatin

Gazetari dhe studiuesi i njohur Erald Kapri, ka mundur të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku...

Pse fitoi Partia Socialiste? Belinda Balluku tregon sekretin e suksesit

“Partia Socialiste fitoi sepse zgjodhi njerëzit e duhur”. Kështu deklaroi nga Fieri drejtuesja politike Belinda Balluku në përfundim të procesit të numërimit të votave, shkruan...

Sherri në KZAZ e Kasharit, kush janë personat me të kaluar penale që u përfshinë

Pas sherrit me grushte në KZAZ-në nr. 30 në Yrshek, është identifikuar personi që ka goditur sekretarin e kësaj KZAZ-je. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Rei...

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të hy në bisedime me palën...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

Lajme të tjera

Web TV