EUROSTAT/ 70% e të rinjve shqiptarë nuk kanë një dhomë të tyren, flenë në kuzhinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Eurostat, të rinjtë shqiptarë janë të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara.

Statistikat tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të posaçme tyren në shtëpitë ku jetojnë.

Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e bashkimit europian në 26%. Grupmosha që vuan më shumë nga fenomeni përfshin ata në intervalin 15 –19 vjeç.

Ndërkohë për grupmoshat e tjera të popullsisë përqindja është më e ulët në 51.8%, ndërsa mesatarja e BE qëndron në 17%.

Në Ballkan përpara nesh me përqindje më të madhe qëndron Mali  Zi, ndërsa vendin e tretë e zë Serbia.

Por Shqipëria shkëlqen në një indikator tjetër. Bashkimi Europian mat edhe mbingarkesën e kostos së banesës, që përcakton përqindjen e të rinjve dhe popullsisë në tërësi, që harxhojnë më shumë se 40% të të ardhurave të gjithë familjes për banesën.

Në Shqipëri vetëm 4.6% e të rinjve kanë këtë kosto mbi supet e tyre, duke harxhuar mbi gjysmën e të ardhurave për shtëpinë, ndërsa për popullsinë në tërësi niveli është 3.8%.

Mesatarja e BE ndërkohë është 9.7% për të rinjtë dhe 8.3% për popullsinë në tërësi. Në këtë aspekt jemi të parët në Europë për kostot më të ulëta si edhe në Ballkanin Perëndimor.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV