Shtesat e pagës së prillit dhe majit do merren në qershor, s’ka TVSH për bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi dje pas mbledhjes së qeverisë se edhe pse rritja e pagave për administratën u shty për 1 muaj, punonjësit dhe zyrtarët e saj do marrin në qershor shtesën për muajt prill dhe maj.

“Duke qënë se kjo reformë nuk është e lehtë, ne deshëm pak më shumë kohë për të nxjerrë një udhëzim të qartë për mënyrën e përllogaritjes.

Dua të them se nuk ka asnjë ndryshim në koefiçentin e miratuar më herët nga qeveria dhe nuk ka asnjë ndryshim në afatet e miratuara.

Në pagën e radhës, administrata do të marrë shtesat e miratuara për muajin prill dhe maj dhe më pas me buxhetin e vitit 2024 do të marrë dhe shtesën e dytë”, deklaroi fillimisht ministrja.

Ajo zbuloi dhe vendimin tjetër për heqjen e TVSH për bizneset e eksportit deri në mars 2024. “Bizneset eksportuese nuk do të parapaguajnë tatimin mbi fitimin deri në mars të vitit 2024, kohë kur mbyllen bilancet e vitit paraardhës.

Kjo është një masë e miratuar sot nga qeveria dhe i vjen në ndihmë biznesve për të patur më shumë likuiditet në aktivitetin e tyre.

Paralelisht ne do të ndryshojmë dhe një udhëzimin, për të reduktuar më tej rimbursimin e TVSH nga 30 ditë në një kohë edhe më të shkurtër”, sqaroi Ibrahimaj.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV