4 verëra shqiptare mes më të mirave në botë/ Krifca: Industri me potencial për ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Decanter World Wine Awards 2023, një nga konkurset më të mëdha dhe me ndikim në botë i verërave, ka publikuar rezultatet për verërat më të mira për vitin 2022, ku mes fituesve është edhe Shqipëria me 4 marka vere.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, vlerësimi me medalje i verës shqiptare nga “Decanter World Wine Awards 2023″ është një tjetër sukses ndërkombëtar për këtë industri me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë rurale në vendin tonë, duke konfirmuar një sukses të politikës sonë mbështetëse për këtë prodhim identitar të kulturës bujqësore të një vendi.

“Pas miratimit të ligjit të ri të vreshtarisë dhe verës, po punojmë për përfundimin e kadastrës së vreshtave, ndërkohë që fuqizojmë përditë e më shumë bashkëpunimin dhe mbështetjen me vreshtarët dhe prodhuesit e verës”, u shpreh Krifca.

Rreth 74.000 shishe verë u dërguan nga 57 vende në Londër për gjykimin e këtij viti. Gati 240 ekspertë nga e gjithë bota u mblodhën në prill për të testuar 80 deri në 90 verëra në ditë, duke renditur verërat më të mira, me anë të medaljeve.

Vera shqiptare ka marrë 4 medalje: 3 bronzi dhe 1 argjendi.

Renditja e verërave shqiptare në konkursin ndërkombëtar të verës janë: “Ara e dardhës”, “Prestigj Kallmet” dhe “Geg Kallmet superior” janë verërat që kanë arritur të marrin 3 medalje bronzi, ndërkohë që vera “Kuven” ka marrë medaljen e argjendtë.

Pak kohë më parë ishte revista prestigjioze botërore “Decanter” që i kushtoi një artikull verërave shqiptare.

Gazetari i mirënjohur Darrel Joseph dha një pasqyrë kuptimplotë të zhvillimit të vreshtarisë dhe verëtarisë në vend, çka ai konstatoi vetë gjatë vizitës në Shqipëri, e të cilën e pasqyroi në faqet e prestigjiozes botërore “Decanter”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV