Rama tha hani 2 herë në ditë, por nutricionistja Garuci ka tjetër këshillë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një nga daljet e shumta Kryeministri Edi Rama tha se ai hante dy herë në ditë gjatë izolimit për shkak të Covid-19 duke ua sugjeruar këtë dhe qytetarëve.
Por sa e mirë është kjo mënyrë ushqyerje gjatë qëndrimit në izolim? Nutricionistja Arlinda Garuci jep këshillat e saj për këtë situatë duke kërkuar që qytetarët të mos e mbingarkojnë organizmin gjatë ditës, të hanë shumë fruta e perime, jo ushqime me kalori dhe të qëndrojmë 13 orë pa ngrënë nga darka në mëngjes.
“Jemi në një situatë ku akoma nuk kemi një protokoll farmaceotik, klinik për këtë virus e jo më të kemi një protokoll nutricional apo dietoterapi. Më shumë se të ndjekim një dietë me emër të caktuar, këshilloj që këto ditë të mos e mbingarkojmë organizmin me shumë ushqim e sidomos sheqerna, mish te kuq më rrallë dhe më shpesh mish pule, peshk, bishtajore, fruta e perime të stinës. Kujdes me agrumet se me idenë e rritjes të imunitetit, po konsumohen aq shumë kg limoni ne ditë, sa kjo mund të shfaqë gastrit e probleme të tjera gastrointestinale. Pra duhet te kemi nje shpërndarje te rregullt te makro dhe mikronutrienteve e duke qënë në izolim, aktiviteti fizik është shumë i ulët, një dietë si fasting na ndihmon, por nuk jam dakort për ushqim vetëm në 8 orë, mendoj si pjesa me e madhe e nutricionistëve evropianë që në këto ditë sugjerojnë ushqyerjen në 13 orë, dhe ushtrime fizike në shtëpi!”- shkruan ajo në facebook. /Fjala.al

Të fundit

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim...

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të fushatës elektorale për...

Lajme të tjera

Web TV