Kurorëzoi dashurinë me Klea Hutën, por Elgiti zbulon se çfarë nuk shkoi në dasmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klea Huta dhe Elgit Dodës zbuluan në “Më Lër të Flas”, disa detaje nga dasma e tyre magjepsëse të dielën e kaluar.

Të pyetur se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan gjatë ceremonisë, këngëtari tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë dhe se nuk i tha asgjë askush.

Për sa i përket unazës, ai tha se nuk do ta mbajë në gisht. “Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk na mban unaza”,– tha Elgiti.

Ndërkohë moderatorja tha se nuk e kishte problem: “Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal.”.

Klea tregoi edhe një situatë tjerët të sikletshme gjatë ceremonisë. “I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik, dhe ajo është pak “spicy” (djegës) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak”,– tregoi ajo.

Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Klea dukej magjepsëse me një fustan të bardhë saten ngjitur pas trupit, me flokët të mbajtur bisht.

Ndërsa pjesën e bustit, ajo zgjodhi ta ketë me gurë në formë lulesh të vogla. Nga ana tjetër, Elgiti zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

Të fundit

Olsi Bylyku dhe gazetaria i japin fund lidhjes? Ja çfarë ndodhi mes çiftit

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku...

Humbi kontrollin e motoçikletës në Lezhë-Shëngjin, drejtuesi përfundon në spital

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rruges. Aksidenti ndodhi...

Rinumërimi në Fier/ Ja kush është kandidatja e PD-së që ka ‘rrëmbyer’ vota te pamerituara

Fenomeni i votave të pamerituara është vënë re edhe në kutitë e qarkut Fier, gjatë procesit të rinumërimit që vijon në Pallatin e Sportit...

Vokshi denoncon në Portugali: U kërcënova me vajzën time me 11 maj

Deputetja e Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në...

Zbulohet kartë tjetër me shpenzime marramendëse nga Meta e Kryemadhi

Ndërkohë që ish-presidenti Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK. Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion...

Lajme të tjera

Web TV