Denver Nuggets triumfon sërish ndaj Miami Heat dhe tani janë vetëm 1 fitore larg titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Denver Nuggets ka fituar edhe ndeshjen e katërt në finalen e “Play-Off”-it në NBA, duke mposhtur Miami Heat me rezultat 108:95.

Përballja e katërt e zhvilluar në “Kaseya Center” i ka takuar përsëri Denver Nuggets, të cilët kanë dërguar epërsinë në finale me rezultat 3-1.

Çereku i parë i ndeshjes ishte thuajse krejtësisht i barabartë, duke përfunduar me rezultat 21:20 në favor të Heat, ndërsa në çerekun e dytë Nuggets ishin për një nuancë më të mirë.

Mysafirët arritën ta fitojnë 12 minutëshin e dytë me rezultat 35:30 duke shkuar në pushim me epërsi prej katër pikësh apo 55:51.

Në çerekun e tretë, Nuggets vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën ndjeshëm epërsinë, me 31:22 dhe rezultatin e përgjithshëm 86:73.

12 minutëshi i fundit ishte tërësisht i barabartë për të dyja skuadrat, me mysafirët që arritën ta ruajnë epërsinë duke mbyllur çerekun 22:22 dhe në fund fituan me rezultat të përgjithshëm 108:95.

Dy lojtarët më të dalluar te Nuggets ishin Nikola Jokic me 23 pikë, 12 kërcime e 12 asistime dhe Jamal Murray me 15 pikë e 12 asistime.

Te Miami më të dalluarit ishin Jimmy Butler me 25 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Bam Adebayo me 22 pikë e 11 kërcime.

Ndeshja e pestë zhvillohet pas dy ditësh ose më saktë në mëngjesin e së hënës.

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV