“Luftë e ftohtë” në PD e vulës, Bardhi del me kërkesën urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhja e vendimit të kryesisë së PD zyrtare, ka bërë që anëtarët të cilët janë pro zgjedhjeve të 29 korrikut, të kërkojnë përgatitjet për procesin.

Gazetari Osman Stafa raporton se sipas burimeve brenda PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi mendon ndryshe.

Ai kërkon zbatimin e Statutit të partisë. Konkretisht Bardhi që është edhe kreu i grupit parlamentar, kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si organi i cili duhet te miratoje vendimin e Kryesisë.

Kronikat televizive të 16 majit 2021 tregojnë procedurat që janë ndjekur nga PD. Pasi Kryesia ka marre vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar, ka qenë Këshilli Kombëtar ai i cili ka miratuar vendimet e mara.

Shumica e Kryesisë që votuan pro 29 korrikut, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kërkojnë që organizimin e zgjedhjeve ta kryejë vetë ky forum.

Burime të besueshme pranë PD-së zyrtare, tregojnë se Gazment Bardhi kërkon zbatimin e Statutit, duke thirrur për miratimin e vendimeve të Kryesisë, Këshillin Kombëtar.

Por çfarë thotë statuti i Partisë Demokratike Zyrtare?

Sipas statutit thuhet se vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti.

Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Ajo që nuk kuptohet ende është se përse anëtaret e Kryesisë së PD-së zyrtare, të cilët deklarojnë se respektojnë institucionin e votës, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar sipas statutit, por kërkojnë të veprojnë pa mbledhjen e këtij forumi?

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV