Si hakerët po shfrytëzojnë frikën e qytetarëve ndaj koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e sigurisë thonë se mashtrimet e hasura në postën elektronike, lidhur me koronavirusin, janë të trajtës më të keqe që mund të kenë parë ndër vite.

Hakerët duket se po synojnë individët, si dhe industritë, përfshirë hapësirën ajrore, transportin, prodhimin, kujdesin shëndetësor dhe sigurimet.

E-mailet janë të shkruara në anglisht, frengjisht, italisht, japonisht dhe turqisht. Të ndara në pesë lloje, “Fjala” u paraqet secilën prej tyre, së bashku me karakteristikat përkatëse.

  1. Klikoni këtu për një kurë

Studiuesit në firmën e sigurisë kibernetike Poofpoint, së pari vunë re një email të çuditshëm që u dërgohej klientëve në shkurt. Mesazhi mendohet të jetë nga një mjek misterioz që pretendon të ketë detaje rreth një vaksine që mbulohet nga qeveritë kineze dhe Mbretëria e Bashkuar.  Firma thotë se njerëzit që klikojnë në dokumentin e bashkangjitur, dërgohen në një faqe në internet të krijuar enkas për marrjen e të dhënave personale.

  1. Rimbursimi i taksës Covid-19

Studiuesit në firmën e sigurisë kibernetike Mimecast pikasën një email të dyshimtë disa javë më parë. Mëngjesin e ditës së nesërme, konstatuan 200 shembuj të ngjashëm, ku u kërkohet qytetarëve të fusin të gjitha informacionet e tyre financiare dhe tatimore.  “Mos iu përgjigjni asnjë komunikimi elektronik në lidhje më paratë, përmes postës elektronike”-thotë Carl Wearn, kreu i Mimecast. “Dhe sigurisht, mos klikoni në një ndonjë dokument të bashkangjitur. Nuk bëhet fjalë për një rimbursim të mundshëm të taksave”-shton ai.

  1. Masa e vogël që kursen

Hakerët kanë dërguar dhe vijojnë të dërgojnë edhe një email ku pretendojnë se përfaqësojnë Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH). Në një dokument të bashkangjitur, ata orientojnë marrësit e emailit se si ta parandalojnë përhapjen e sëmundjes.  Por, Poofpoint thotë se shtojca nuk përmban ndonjë këshillë të dobishme dhe në vend të kësaj infekton kompjuterë me softuer të dëmshëm të quajtur Agent Tesla Keylogger, që regjistron çdo goditje të tastit dhe ia dërgon hackerave, taktikë kjo që u lejon atyre të monitorojnë çdo lëvizje.

Lexo edhe :  Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

  1. Virusi tani është ajër

Email-i me subjekt të këtillë është krijuar që të duket sikur është nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Përdoret një nga adresat e ligjshme të organizatës, por në të vërtetë është dërguar përmes një kompjuteri të paidentifikuar. Ofruesi i mbrojtjes në internet, Cofense, e zbuloi së pari mashtrimin dhe e përshkruan atë si një shembull të hakerëve që “armatosen me frikën dhe panikun e qytetarëve”. Ai thotë se dokumenti i bashkangjitur i drejton viktimat në një faqe të rremë të hyrjes në Microsoft, ku njerëzit inkurajohen të shkruajnë emailin dhe fjalëkalimin e tyre. Pastaj viktimat ridrejtohen në faqen e vërtetë të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke e bërë atë të duket edhe më autentike.

  1. Dhuroni për të kontribuar në luftën ndaj koronavirusit

Ky shembull u raportua tek ekspertët e malware Kaspersky. E-maili i rremë kërkon dhurime për zhvillimin e një vaksine, dhe kërkon që pagesa të bëhen në cryptocurrency Bitcoin. Premisa është natyrisht qesharake, por adresa e emailit dhe firma duken bindëse. Kaspersky thotë se ka zbuluar më shumë 513 skedarë të ndryshëm me koronavirus, të cilat përmbajnë malware.“Ne presim që numrat të rriten, natyrisht, pasi virusi i vërtetë vazhdon të përhapet”-thotë David Emm, studiuesi kryesor i sigurisë në firmë.

Fjala.al

Të fundit

Cristiano Ronaldo reagon pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota: “Nuk ka më kuptim…”

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë...

Debat i ashpër në parlament! Noka: Mamica e Kuvendit. Spiropali: Kujdes me fjalët

Një debat u zhvillua në parlament mes deputetit të PD, Flamur Noka, dhe kryetares së parlamentit Elisa Spiropali. Noka akuzoi qeverinë për shtypjen e opozitës...

Rama, 60 minuta në Bashkinë e Vlorës, kërkoi angazhim për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Për 60 minuta, kryeministri Edi Rama ishte në Bashkinë e Vlorës. Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha. Mësohet se në...

Kryemadhi për Blushin: E largoi Metën nga shtëpia, s’po lejon fëmijët të takojnë babain

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një prononcim për gazetarët para se të hynte në...

Amerika e Trumpit po fillon të duket gjithnjë e më shumë si Kina

Nga Jacob Dreyer* Dikur, shumë amerikanë besonin se Kina do të bëhej në mënyrë të pashmangshme më shumë si ne, vetëm nga fakti që po...

Lajme të tjera

Web TV