Përçarjen në PD-në e vulës/ Kadilli: Ja “sëmundja” që kanë Basha, Alibeaj dhe Bardhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli e cilëson përçarjen në PD-në e vulës një betejë karriere.

Gjatë një dalje për mediat, Kadilli theksoi se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, dhe Gazment Bardhi kanë një “sëmundje që futen në labirinte kontinentesh”.

Ndër të tjera, ish-deputeti nënvizoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e PD-së që do të zhvillohen më 29 korrik.

“Është fakt se ka përçarje në PD ligjore. Beteja brenda PD-së ligjore është betejë karriere. Secili aty po synojë se si i ka hallet në partinë , ku do të jetë si funksionarë politik.

Ka shumë deputetë që nuk i dimë as emrat dhe ka shumë njerëz që prodhojnë politikë por nuk janë deputetë. Ka një degradim të madh.

Një nga fatkeqësitë e PD-së zyrtare është që se si Basha, si Alibeaj dhe Bardhi që të tre kanë profesionin e juristit, që kanë një sëmundje që futen në labirinte kontinentesh.

Nëse ai që ne zgjedhim nuk na çon në fitore, ai person nuk bën për ne. Unë nuk marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 29 korrik sepse nuk i quaj normale”, tha Kadilli.

Të fundit

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të...

Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen. Presidenti...

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së...

Lajme të tjera

Web TV