Ndryshon ligji për sistemin parauniversitar, ja çfarë propozoi ministria Kushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshon ligji për sistemin parauniversitar, çfarë propozoi Ministrja Kushi në Komision

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku u prezantuan disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Një nga ndryshimet e propozuara është që fëmijët të cilët duan të futen në shkollë por nuk janë 6 vjeç në momentin që shkolla fillon, ata sërish mund të regjistrohen për sa kohë ditëlindja e tyre është brenda datës 31 dhjetor të vitit kur fillojnë shkollën.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata fëmijë që penalizohen vetëm për pak ditë apo pak muaj dhe detyrohen ta ndjekin shkollën një vit më pas.

Ministrja bëri një përmbledhje të ndryshimeve që konsiderohen kryesore në këtë projektligj.

Transformimi i shkollave të arsimit special në qendra burimore, sipas modeleve më të mira të rajonit dhe BE-së, për më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe është një nga shkaqet kryesore të ndryshimit të ligjit.

“Së pari, një nga arsyet që kemi vendosur ta ndryshojmë ligjin, kanë qenë pikërisht shkollat speciale për nxënësit me aftësi ndryshe.

Kemi parë jo vetëm në rajon por edhe vendet e zhvilluara të BE për një mënyrë më të mirë funksionimi, që nga ana e strukturës se si janë të organizuara, por edhe të funksionimit.”- theksoi ministrja.

Nga ana tjetër, një ndryshim që vjen është moslejimi i punësimit në shkolla të personave të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, ndaj institucioneve arsimore, që cenojnë figurën e mësuesit, si dhe ata që janë pjesë e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

Lexo edhe :  Shqipëria që nuk është më…

Pika të tjera që vijnë me ndryshime janë edhe:

E drejta e regjistrimit në klasë të parë për fëmijët që mbushin moshën 6 vjeç deri më datën 31 dhjetor të atij viti, me kërkesë të prindërve;

Dhënia e statusit të veçantë për shkollat e arsimit të orientuar, si dhe arsimimi dhe promovimi i talenteve në arsimin bazë, jo vetëm në shkollat e orientuara, por edhe në shkollat normale përmes klasave të orientuara;

Ngritja e një strukture në çdo ZVA për mësuesit në dispozicion, të cilët do t’u vijnë në ndihmë shkollave për nevojat e tyre kur ka mungesa të mësuesve;

Përcaktimi i qartë i përgjegjësive për monitorimin, vlerësimin dhe inspektimin e institucioneve arsimore;

Rregullimi ligjor i institucioneve plotësuese private që ofrojnë shërbime për nxënësit pas orarit mësimor.

Të fundit

Ronaldo i zhgënjeu të gjithë, zbulohet arsyeja e mungesës në funeralin e Diogo Jotës

Funerali i Diogo Jotës dhe Andre Silvës pa qindra personalitete të futbollit të merrnin pjesë në Gondomar. Mungesa që...

Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, numri i kërkesave për azil në Gjermani ra ndjeshëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 në krahasim...

Fluks pushuesish në Velipojë, mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që...

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV