Shiten drogë brenda burgut të Peqinit, pezullohen 3 punonjësit e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka pezulluar nga detyra tre punonjës të burgut të Peqinit. Siç njofton SHKB janë pezulluar nga detyra S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin; S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin; Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin. Pezullimi i tyre është kryer pasi efektivët kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare.

Sherbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 13.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.391 datë 12.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj personave nën hetim;
1. S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin

 

2. S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin
3. Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal, pasi shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme. Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Lexo edhe :  E rëndë në Tiranë! 38-vjeçarja i jep fund jetës brenda në makinë

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. SHKBB mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët, të paraburgosurit, të dënuarit dhe punonjësit e administratës të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga punonjës të Policisë së Burgjeve, duke telefonuar në numrin 044 20 40 20.’- njofton SHKB.

Të fundit

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

Lajme të tjera

Web TV