“Preva gishtat që mos të këndoja për Enverin”/ Rrëfimi rrënqethës i Tomi Kondakci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 30 Maj u realizua një koncert i titulluar “Tingujt e kujtesës” si homazh për 50-vjetorin e revoltës së Spaçit. Artistë, ish të dënuar dhe personalitete morën pjesë në përkujtimin e ngjarjes historike, kryengritjes që iu kundërvu sistemit të kohës.

Artisti Tomi Kondakçi këndoi dhe luajti në kitarë këngën “Së bashku kënduam let it be”, një homazh për të ndjerin Sherif Merdanin. Të dy artistët i bashkon historia e njëjtë e dënimit në Spaç për hir të dëshirës për të kënduar.

I ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Tomi rrëfen se muzika e cila sot njihet në botë, konsiderohej e ndaluar në atë kohë. Ai kishte planifikuar arratisjen dhe u arrestua e më pas u dënua për 2 vjet në Spaç dhe prej andej, 10 vjet në Qafën e Barit. Në Spaç pati një moment kur për të mbrojtur parimet e qëndrimin e tij, iu desh të kryente një akt vetëmohimi.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë që historia juaj ka një episod të vështirë, por edhe shumë domethënës, shumë të fortë. Ju keni prerë mollëzat e gishtërinjve vetëm për të mos plotësuar një kërkesë për të kënduar një këngë për diktatorin Hoxha në atë kohë?

Tomi Kondakçi: Kjo është e vërtetë. E dinin që, ajo qe në dosje që unë këndoja dhe luaja kitarë. Ishte një mënyrë…Ata gjenin mënyra për të thyer njerëzit. Ishte parim ai për komandën e kampit, operativët e kampit. Një nga ato mënyra ishte dhe kjo. Më kërkuan të luash kitarë, të këndosh një këngë për Enverin në 28-29 Nëntor, festat, por më kërkuan pikërisht këtë gjë. Të thoja jo ishte e pamundur, do merrej  ridënimi se s’bën. Si për t’u shmangur gjeta këtë zgjidhje, të godisja mollëzat dhe një mikut tim, tani ka vdekur, nuk jeton më, i përgjërohem, jo i lutem, por i përgjërohem, do më lëndosh mollëzat por jo sa të mos luaj kitarë. “Nuk e bëj”, dy ditë ky debat me njëri-tjetrin, më në fund ia mbusha mendjen.

Rudina Magjistari: Dhe si u realizua kjo?

Tomi Kondakçi: Në galeri, në minierë, unë vë dorën poshtë dhe me sqepar i godet.

Rudina Magjistari: Vetëm që të mos luaje kitarë.

Tomi Kondakçi: Këta e kuptuan këtë lojë timem dhe pas dy vjetësh më ridënojnë prapë në hakmarrje të asaj që unë bëra.

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV