Rritja e eksporteve të vajit të ullirit, lançohet nisma e ngritjes së kapaciteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
 Prezantohet nisma e cila synon të forcojë eksportin e vajit të ullirit.
Kjo iniciativë do të implementohet nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Shoqatën Shqiptare të Vajit të Ullirit, FED Invest si dhe me mbështetjen e RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, SDC, i implementuar nga “Helvetas”.
Qëllimi është të forcohet eksporti i vajit të ullirit falë mbështetjes që do t’i jepet këtij sektori në disa drejtime.
Konkretisht, mbështetja shkon në identifikimin e poseduesve të vajit tepricë për shitje në sasi dhe cilësi, ngritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin rreth praktikave më të mira në prodhimin dhe ruajtjen e cilësisë së vajit të ullirit, kryerjen e analizave të vajit të ullirit, me qëllim ndihmën ndaj eksportuesve në aksesimin e tregjeve me vlerë të lartë.
Gjithashtu, nisma mbështet bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm, përfshirë: QTTB, AREB, pushteti lokal, fermerët, përpunuesit dhe kompanitë e eksportit.

Nisma po zhvillohet nën kujdesin e veçantë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  Frida Krifca, si dhe me mirëkuptimin e homologut të saj italian Françesko Lolobrixhida, gjithashtu edhe me pjesëmarrjen e institucioneve të varësisë së MBZHR, Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB), qendrat e transferimit të teknologjisë (QTTB), si dhe në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor.

Synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është të përmirësojë e konsolidojë shitjen e vajit të ullirit në tregun e vendit dhe të nxisë eksportin e tepricave të vajit të ullirit në vendet e BE-së dhe vendet që blejnë me çmime të larta. 

Kjo iniciativë është në vazhdën e politikave mbështetëse që ka ndërmarrë MBZHR për vajin e ullirit, i cili vitin e kaluar u përball me superprodhim dhe thuajse mbeti stok për shkak të çmimit nën kosto.

Lexo edhe :  Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi takime me homologun italian Françesko Lolobrixhida dhe nënshkroi disa marrëveshjeve të bashkëpunimit në mbështetje të zgjerimit të eksportit të vajit të ullirit në tregun italian dhe europian.

Efektet e këtij bashkëpunimi kanë dhënë rezultate të prekshme në rritjen e eksportit të vajit të ullirit, ku vetëm në 4 muajt e parë të 2023 janë eksportuar mbi 1258 tonë vaj ulliri kundrejt 326 tonëve që u eksportuan gjatë vitit 2022.

Në përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur fermerët dhe sektorin në tërësi, MBZHR, po vijon të zbatojë strategjinë e financimit të fermerëve me subvencione dhe programe të tjera, për uljen e kostos prodhuese dhe rritjen e eksporteve si vlerë e shtuar e ekonomisë.

“Ulliri është një pasuri e çmuar kombëtare dhe ne jemi të angazhuar me të gjitha forcat dhe kapacitetet tona për ta forcuar këtë sektor dhe për t’i orientuar prodhuesit e ullirit për mbledhjen dhe certifikimin e këtij produkti duke iu vënë në dispozicion fonde dhe linjat e nevojshme të prodhimit dhe të përpunimit”, u shpreh Krifca.

Ministrja Krifca vlerësoi se “nuk mundet të krijojmë vlerë të shtuar në rast se nuk synojmë eksportin e vajit të ullirit”.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV