“Bashkëpunimi”/ Pranga tre personave në Durrës, iu gjetën armë dhe drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit në operacionin e koduar “Bashkëpunimi” ka vënë në pranga tre persona, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.

Policia thotë se u arrestua shtetasi K.L.,të cilit  gjatë kontrollit ju gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak

Po ashtu në vijim të operacionit u arrestuan edhe  shtetasit D. Rr.24 vjeç  dhe S.P, 23 vjeç,  të dy banues në  lagjen nr.13 Plazh – Durrës, si dhe u  proceduan penalisht shtetasit  XH.B, 24 vjeç, S.N, 30 vjeç,  i dënuar me pare për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, dhe V.M 35 vjeçe.

Ne zonën e Plazhit të  qytetit Durrës, Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit XH.B, gjetën dhe sekuestruan dy grirëse të lëndës narkotike që shërbejnë për përgatitjen e saj në doza dhe  një palë targa, si dhe gjatë kontrollit fizik të shtetasit S.P, gjetën dhe sekuestruan 18.5 gramë lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Të fundit

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Lajme të tjera

Web TV