“Qyteti i serenatave”/ 5 Arsye pse duhet të vizitoni Korçën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Qyteti i serenatave”, “djepi i kulturës”, “Parisi i vogël” … Korça. Një nga qytetet më të rëndësishëm në Shqipëri po ashtu edhe një nga më të bukurit. Me një atmosferë kaq të këndshme e hera herës thuajse aristokrate, Korça arrin të bëjë për vete të gjithë vizitorët vendas apo të huaj. Ajo gjithnjë ka qenë një magnet turistësh jo vetëm për qendrën e saj, por edhe për rrethinat. Por, çfarë e bën Korçën kaq interesante? Ne po ju japim pesë arsye pse duhet të vizitoni Korçën.

1. SHIJONI NJË KAFE DUKE SODITUR PAZARIN E VJETËR

Pazari i Vjetër është padyshim lagja më e bukur në Korçë. Rrugët e ngushta me kalldrëm, ndërtesat e bukura, kafenetë që gjallojnë si në verë ashtu edhe në dimër krijojnë një panoramë aq të lezetshme. E sigurisht si mund të largohesh nga Korça pa shijuar një kafe në këtë qoshkë që i jep edhe ngjashmërinë me Parisin.

Pazari i vjeter Korce

2. NJË SHËTITJE NË BULEVARDIN REPUBLIKA

Aktiviteti i rradhës është sigurisht një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit. Bulevardi Republika, përgjatë gjithë gjatësisë së tij, shoqërohet me ndërtesa me një arkitekturë mjaft të bukur, paksa më ndryshe se ajo e zakonshmja në Shqipëri. Sigurisht edhe baret, restorantet dhe pub-et nuk mund të mungojnë. Kjo pjesë e qytetit sjell një ndjesi paksa më moderne.

3. SHIKONI DËSHMINË E FILLIMEVE TË ARSIMIT SHQIPTAR

Gjatë shëtitjes nëpër qytet do të ndesheni patjetër me Mësonjëtoren. Shkolla e parë laike shqiptare tashmë e kthyer në një muze dhe simbol të qytetit të Korçës. U hap më 7 Mars 1887 me kontributin e figurave të shquara si Naim dhe Sami Frashëri. Edhe sot ajo qëndron krenare për të dëshmuar historinë e arsimit shqiptar dhe në një farë  mënyre një fitore të popullit tonë.

Lexo edhe :  Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!
Mesonjetorja e Korces

4. VIZITONI KATEDRALEN MË TË MADHE NË SHQIPËRI

Padyshim që një pikë tjetër shumë interesante në Korçë është edhe Katedralja Ringjallja e Krishtit. Përveçse është katedralja më e madhe në Shqipëri, është edhe një simbol për rikthimin e lirisë fetare pas komunizmit. Ndërtimi i kësaj katedraleje nisi në vitin 1994 mbi themelet e një kishe të rrëzuar nga regjimi diktatorial.

5 Arsye Pse Duhet të Vizitoni Korçën

5. USHQIM I PAPARË

Së fundmi, duhet përmendur patjetër edhe mundësia për të shijuar një ushqim të paparë. Zona e Korçës njihet për gatimet tradicionale dhe gjithnjë ka qenë një destinacion mjaft i dashur për të gjithë ata që kërkojnë një experiencë fantastike kulinare. Vizitoni Korçën dhe do të keni mundësi të provoni ushqime si; lakrori në saç, kërnackat, petullat e fshira dhe perimet e stinës. Me siguri do t’ju kemi hapur oreksin! Përveç ushqimit, Korça ka diçka edhe për pijedashësit me birrën që mban të njejtin emër apo rakitë e ndryshme.

Korca

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV